Mbi 500 mijë aplikime në Kadastër/ Pronat e bllokuara, procesi zvarritet

Stoku i aplikimeve ndër vite ka krijuar ngerç në Kadastër.

Doriana Musai në një postim në rrjetet sociale tregon sesi Kadasta ka zgjdhur të prodhojë vota me legalizimet duke i bërë kërkesat e qytetarëve stok

Musai shkruan se 240 mijë aplikime janë marrë në 2006, ndërkohë që sot ka shkuar numri mbi 500 mijë aplikime.

Gjetën 120 mijë kalime pronësie në 2013 të bëra në 4 vite pune dhe po të mos ishte shkarkuar administrata e trajnuar ad hoc, të mos ishte ndryshuar ligji, sot procesi do të mund të ishte i përfunduar. Nuk e bënë, se deshën ta zvarrisin. Lejet e legalizimit njëjtë si ne 7501, prodhojnë vota. Për këtë qëllim prodhuan letra bakalli për leje legalizimi duke shpërndarë kartona pa dokumentacion tekniko-ligjor të plotë që t’i mbajin njerëzit varë. I mashtruan njerëzit duke i thënë i keni falas, pasi atë çfarë më parë i jepej si dosje e plotë, pas 2013 iu shit një karton pa vlerë juridike. Pronat janë të bllokuara, duke pamundësuar futjen në tregun e pasurive. Kapitali i tyre konsiderohet ende i vdekur.

Me pak fjalë kanë bërë një verr në ujë.

IMG 9734 685x1024 1

Artikulli paraprakDASH nuk i “ndahet” Sali Berishës, përmendet në raportin për investimet: Politikani i shpallur “non-grata”…
Artikulli tjetërPeizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve