Mbijetesa e Berishes dhe Ramës një konstruksion në shpërthim

Nga Fitim Zekthi

Besueshmëria e politikanëve në Shqipëri është në nivele të tmerrshme.  Vendi është i zhytur në një krizë shumë të thellë të ekonomisë dhe të krimit, të padrejtësisë dhe të pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën, të korrupsionit të padëgjuar askund. Nuk ka patur ndonjëherë pakënaqësi më të rëndë ndaj qeverisjes. Megjithatë besueshmëria e shkatërruar plotësisht e pozitës bën që asgjë të mos lëvizë.

Ka shumë arsye për krizën e thellë të pabesueshmerisë së drejtuesve të lartë politikë të vendit, të kryeministrit, të ish kryeministrave etj. Një nga arsyet bazë është qëndrimi shumë shumë i gjatë në drejtim të qeverise, të vendit apo të opozitës dhe konsumi I pamase si pasoje.

Ka një aksiomë të njohur që e përdorin gjerësisht studiuesit e politikës që thotë se të qëndrosh gjatë në pushtet, të qëndrosh gjatë në drejtim të qeverisë apo të politikës në një vend jo demokratik je një politikan shumë i keq. Kjo sepse në një vend jo demokratik qëndrohet gjatë me korrupsion, me kontroll të mekanizmave të pushtetit, me vjedhje, me intriga, me përdorim të burimeve publike, me nëpërkëmbje të institucioneve. Këto mjete dominojnë jetën ne një vend jo demokratik.  Të qëndrosh gjatë në pushtet në një vend demokratik  do të thotë se je politikan i mirë sepse mekanizmat e kontrollit, vota e njerëzve, llogaridhënia bëjnë fuqimisht punën e tyre dhe një politikan i mirë arrin t’i mbijetojë.

Mirëpo politika, pushteti politik është një vend shumë i rrezikshëm, shumë i vështirë dhe është gati e pamundur të rrish gjatë. Në vende si Britania e Madhe, si Austria, si Danimarka, si Greqia, si Kanadaja, si Koreja e Jugut, si Estonia apo Spanja qëndrimi i gjatë është i pamundur dhe padyshim që ato vende kanë patur dhe kanë politkanë më të mirë se sa politikanët tanë. Është e qartë se Boris Xhonson, Keir Starmer, David Cameronm, Ed Milliband, William Hague, Jacinda Arrdern, Francois Fillon, etj janë politikanë shumë më të mirë se sa Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta ndërkohë që ata mezi kanë qëndruar vetëm pak kohë.

Jo vetëm kaq por jetëgjatësia politike e politikanëve të lartë që drejtojnë qeveritë dhe opozitat në kohët e sotme është shkurtuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Vetëm në vitin 2010 u larguan 64 liderë politikë në vendet demokratike që ishte shifra më e lartë e 40 viteve të fundit. Ky trend i rrëzimit apo i largimit të liderëve politikë në vendet demokratikë vazhdon me ritme të larta.

Gjatë dhjetë viteve të fundit në Britani të madhe janë larguar 5 kryeministra dhe 3 kryetarë të opozitës, në Austri janë larguar 8 kryeministra dhe 9 liderë të opozitës, në Itali janë larguar 6 kryeministra dhe 6 lider të opozitës, në  Greqi janë larguar 7 kryeministra dhe 4 liderë të opozitës, në Australi 6 kryeministra dhe 6 liderë të opozitës.. Nga 5 kryemninustra dhe nga pesë liderë të opozitës janë larguar në Irlandë, në Islandë, në Malajzi, në Japoni, në Belgjikë.

Kjo prirje e pazakontë largimesh nga politika të liderëve të qeverive apo të opozitave është në çdo vend demokratik. Arsye e këtyre largimeve janë konsumimi i thellë i liderëve politikë, humbja e plotë e besueshmërisë së tyre. Profesori Mathew Goodwin i universitetit të Kentit që e ka studiuar hollësisht këtë fenomen thotë se jetëgjatësia e politikanëve është shkurtuar tmerrësisht shumë për shkak të komunikimit me anë të internetit dhe te platformave on line. Ndryshe nga dikur kur komunikohej vetëm nëpërmjet televizionit dhe shumë më ndryshe nga koha kur komunikohej vetëm nëpërmjet gazetave sot kryetarët e qeverive dhe kryetarët e opozitave duhet të përgjigjen dhe të mbajnë përgjegjësi për gjithçka ndodh dhe publikohet në mënyrë të menjëhershme on line. Përpara interenetit thotë Goodwin liderët politikë kishin  kohë të mendonin përgjeijet dhe të formulonin diçka që mund tua mbronte besueshmërinë. Koha  e sotme e hashtagut kërkon përgjgigje, llogari, dhe falje në çdo çast. Dinamikat e tmerrëshme në botën on line i detyrojnë politikanët që të kenë një prani rraskapitëse 24 orëshe në komunkimin me njerëzit dhe kjo i bën objekt gjykimi për gjithçka. Boris Xhonson u dërrmua nga publikmi i videove për mbrëmjen gjatë pandemisë, Jacinda Ardern u dërrmua nga një gjysëm fjale që tha pa dashje pa e ditur që mikrofoni ishte ndezur.  Imagjino çfarë u ndodh liderëve politikë në vend deemokratike në qoftë se ata do të jenë të akuzuar për korrupsion, për leje ndërtimi apo tenderë, për abuzim me pushtetin etj.

E gjithë kjo dinamikë 24 orëshe, i gjithë ky lumë 24 orësh goditjesh ndaj liderëve politikë që vjen nga bota on line, që vlon në botën on line u shkatërron atyre besueshmerine dhe prandaj jetëgjatësia e tyre është shkurtuar shume. Shkaqe te tilla masakruan kryeministrin Austrise, liderin e opozites ne Spanje, kryetarin e PASOK ne Greqi, drejtuesit e opzotes ne Itali, kandidatin per president te Frances etj. Ky konsum i tyre ndodhi ose ndodh per pak vite, fare pak vite. Ata jetojne ne politike 2 vite, 4 vite apo maskimunimi 6 vite. Pas kesaj ata jane te rraskapitur me besueshmeri te shkaterruar.

Të kthehemi tek rasti joinë. Sali Berisha ka që në vitin 1991 që është lider politik i opozitës dhe i qeverisë. Ai ka qenë 5 vjet president, 8 vjet kryministër, 8 vjet kryetar i opozitës, 8 vjet hija e kryetarit të kryetarit të opoitës dhe tani ka tre vjet që pretendon se është kryetari I opozitës. Nuk po llogarisim faktin që Sali Berisha është marrë me politikë në vitet e komunizmit. Pra ai ka 33 vjet  drejtues shumë I lartë politik.

Sot vetëm gjashtë shtatë vende vende kanë politikanë me jetëgjatësi të tillë.  Para Sali Berishës janë vetëm drejtues të lartë politikë në botë. Është Obian Nguema I Guinesë Ekuatoriale që ka 44 vite në drejtim politik dhe sot është 81 vjeç, është Paul Bia i Kamerunit që ka 41 vite në drejtim dhe sot është 90 vjeç, Yoweri Museveni I Ugandës që ka 37 vite në drejtim dhe sot është 79 vjeç. Pas këtyre ne radhen boterore vjen Sali Berisha me 33 vite në drejtim politik dhe me moshën 79 vjecare. Pas Sali Berishës vjen Emomali Rahmon i Taxhikistanit që ka 31 vite në drejtim dhe është 71 vjeç, Isaias Aferki i Eritresë që ka 27 vjet në drejtim, Putin që ka 24 vjet në drejtim dhe është 71 vjeç etj. Padiskutim që kjo gje vlen edhe për kryeministsrin Rama i cili ka në drejtim politik që ka nga viti 2005 kur u bë kryetar i PS-së, pra rreth 20 vjet.

Çfarë ndodh që  në një kohë kur jetëgjatësia politike shkurtohet tmerrësisht shumë ne vendet demokratike jetegjatesia e drejteusve rritet,  çfarë ndodh që në një kohë kur  besueshmëria e politikanëve bëhet pluhur dhe ata largohen tek ne drejtuesit politikë të qeverisë si Rama dhe ai i lëvizjes së Foltoires Berisha vazhdojnë fort në pozicionet e tyre?

A janë ata të konsumuar dhe në qoftë se po si arrijnë të qëndrojnë? Kryetari i Foltores është aq i konsumuar, me besueshmëri aq të shkatërruar sa ai nuk është kandidat për asgjë. Bota on line, platformat on line kanë thënë dhe thonë gjithçka për të. Nuk ka mbetur asgjë më për të. Besueshmëria është në shifra llahtar. Ccdo sonadazh nuk e nxjerr me shume 20%. Vetëm militantët e thekur që janë të pandikueshëm nga asgje e besojnë. Edhe Rama është thuajse në të njëjtën gjendje por të qenit pak më I ri, të qenit më pak në drejtim politik se sa Sali Berisha të qenit në pushtet dhe të pasurit përballë Sali Berishën I jep atij në sytë e opinionit disa gramë besueshmëri më shumë ose më mirë disa gramë “pëlqyeshmëri” më shumë.

Mathew Goodwin thotë se bota on line është vrastare, ajo I vret politikanët, në disa raste edhe duke e tepruar. Kjo është arsyeja e shkatërrimit të besueshmërisë së tyre dhe e largimit të shpejtë. Tek ne Sali Berisha është padyshim I vrarë plotësisht politikisht nga opinioni publik, nga bota on line.Ai nuk mbijeton se ka besueshmeri, asafare.  Rama dhe Berisha mbijetojnë se kanë bllokuar sistemin, mbijetoijnë sepse njëri mban tjetrin dhe që të dy me “konfliktin” e thellë, me “polarizimin” e madh, me “luftën e egër” mes njëri tjetrit bllokojnë mundësinë që njerëzit të shohin kthjellët dhe përtej emocioneve. Berisha dhe Rama megjithë besueshmërinë e tyre të shkatërruar plotësisht mbijetojnë, duke “thyer” parimet që rrëzojnë dhjetëra të tjerë në botë sepse ata sulmojnë egërsisht çdo mundësi për alternativë, çdo mundësi që të jetë ndryshe nga ata. Berisha dhe Rama mbijetojnë sepse ata kanë në kontroll pjesën dërrmuese të medias “mainstream”, pjesën dërrmuese të televiozneve dhe të medias që bën zhurmën e madha. Duke patur këtë media ata orkestrojnë aty “luftën” ndaj njëri tjetrit duke legjitimuar vetet e tyre si palët e vetme dhe mundohen të deligjitimojnë, të zhvlerëosjnë, të përqeshein, të tallin këdo që mund të jetë një zë, një mundësi dhe një alternativë. Pra ata mbijetojnë sepse kanë bllokuar sistemin por jo sepse dikush I beson, aq më tepër Berishën.

Viktima më e madhe në këte mes jane Lulzim Basha dhe PD-ja e cila duke qenë në anën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke qenë në anën e SPAK, duke qenë në anën e përpjekjes ndërkombëtare për të shkundulluar sistemin tonë 33 vjeçar  janë padyshim armiqtë e vërtetë. Kjo luftë e tyre, ky bllokim I tyre, kjo aleancë e vetëkuptuar e tyre ka bërë që si pasojë e sulmeve të pandalshme Lulzim Basha që nuk ka qenë  drejtues politik me fuqi të plotë asnjëherë, që ka një jetëgjatësi politike si drejtues 9 vjet, krahasuar me 33 vjetëshin e Berishes apo me 20 vjetëshin e Ramës të portretizohet nga sistemi Berisha Rama si politikani me besueshmërinë më të ulët. Ky është një konstruksion por është ama. Si çdo konstruksion ai do të mbijetojë derisa arkitektët dhe mirëmbajtësit e tij të jenë të fortë. Ata po dobësohen pamëshirshëm dhe në mënyrë të pandalshme. Ka disa forca që ata nuk I mposhtin dot dhe njërëa nga këto është koha, tjetra është e drejta dhe drejëtsia. Gjithsesi gjetja e Goodwin se politikanet nuk mund te rrine me gjate ne pushtet spse besueshmeria e tyre shkaterrohet fort perdite ka vend me shume se kudo ne rastin e Berishes dhe Rames pavaresisht se ata I rezistojne mosbesuesghmerise s ethelle duke bllokuar systemin. Ata jane me besueshmeri te shkaterruar, Berisha sidomos. Vec kesaj koha kaq e gjate, 33 vite dhe 20 vitye eshte e llahtarshme. Nuk te ngelet me asgje.

Exit mobile version