“Mbreti po vdes”, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten ndjekin dramën e Eugène Ionesco

“Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugene Ionèsco, me regji të Armand Borës, është vënë në skenë nga aktorët e rinj të Universitetit të Arteve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në këtë shfaqje dhe ka ndarë impresionet e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook.

Statusi i plotë i Bashës:

“Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.

Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës.” -shkruan Basha në facebook.

FB IMG 1698607345350

Exit mobile version