“Mbro Teatrin, firmos edhe ti”!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka çelur sot, mbledhjen e firmave nga qyetarët për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe firmat mblidhen pikërisht në hyrje të saj.

“Firmos edhe ti!”, thuhet në thirrjen e Aleancës, e cila prej dy vitesh mbron godinën e Teatrit Kombëtar nga vendimi i Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj për shembjen e tij.

“Ta mbrojmë atë Teatër që është djepi i artit dhe krenaria e kombit dhe Tiranës,si dhe prona jonë e përbashkët. Ta mbrojme nga makuteria dhe babëzia e kësaj klike hajdutësh dhe sharrlatanesh që duan të na zhvasin gjithçka është e bukur në ketë vend!”, thuhet në thirrjen e Aleancës.

Exit mobile version