Mbushën Anglinë me klandestinë shqiptarë, burg për 6 të arrestuarit

Gjashtë anëtarë të një bande kontrabandistësh do të dënohen me burg pas përpjekjes për të futur në Britani dy shtetas shqiptarë, të cilët i kishin fshehur në bagazhet e makinave të tyre. Lee Anderson, 46, dhe Jason Coëley, 44, u arrestuan sëbashku me 3 persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë në kufi të Francës, në mars të vitit 2015.
Muaj më vonë, një makinë e drejtuar nga Gillian Barker, 47 vjeç, u ndaluan nga të njëjtat njësi patrullimi, ku dhe u gjetën dy shqiptarët të fshehur në bagazh. Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të kalojë ilegalisht një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.
Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor. Ende nuk është bërë e ditur nga mediat britanike se çfarë dënimesh kanë marrë anglezët.

Artikulli paraprakBanorët e Himarës në protestë, Gjoni: PD do luftojë kundër grabitjes së pronës
Artikulli tjetërShqiptari i dehur shkakton aksidentin në Itali, 3 të vdekur