Para se të mbaronte afati i protestës 1 orëshe të biznesit të vogël kundër përfshirjes në skemën e TVSH nga data 1 prill, situata është tensionuar në tregun e Medresesë.
Kanë qenë përfaqësues të tregut privat, ata të cilët kanë nxjerrë jashtë gazetarët dhe operatorët. Ndonëse leja u mor nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, sërish ka dalë një urdhër i dytë për të mos lejuar gazetarët të raportojnë brenda ambientit të tregut.
I pyetur nga gazetari i News 24 për vijimësinë e protestës deputeti Noka u shpreh, “ Qytetarëve u ka shkuar thika në palcë, taksa-tatime, taksa-tatime. Me vendosjen e TVSH-së biznesi i vogël falimenton. Sigurisht do të vazhdojë protesta. Alternimi i formave po diskutohet. 90% e bizneseve i janë bashkuar kësaj proteste, do të vazhdojë me të gjitha format”.
Po ashtu i pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. “Jemi në solidaritet të bzinesit të mesëm. TVSH për biznesin është një barrë e lartë, po ashtu dhe trefishimi i taksës së pronës sjell shkatërrimin për të gjithë shqiptarët. Rama nuk dihet të shikojë oligarkët por duhet të shohë këtë biznes. Qëllimi i tij është të përkrahë 3 biznese dhe të shkatërrojë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera