Nga Albana VOKSHI
Edi Rama po e përdor fatkeqësinë kombëtare dhe gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike. Portali Jeta Osh Qejf është njëri prej tyre, prandaj Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e kësaj media online.
Jeta Osh Qejf, prej vitesh është ndër portalet më të klikuara në Shqipëri. Në një format ndryshe, portali u bë i njohur për publikimin pa censurë të shqetësimit të qytetarëve, për denoncimin e keqqeverisjes, mungesës së shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe korrupsionin e tyre, pavarësisht se kush qeveris vendin.
Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësë kombëtare, JOQ, ka qenë ndër portalet më aktive duke informuar në kohë reale për situatën e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti, si dhe duke bërë transparencë në lidhje me keqmenaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, abuzimin me fondet e emergjencës, vjedhjen e ndihmave.
Urdhri për të mbyllur Jeta Osh Qef dhe procedimi penal për administratorët e JoQ nuk ka lidhje me lajmet e pavërteta, të cilat mund të ndodhin, kur qeveria ka lënë qytetarët dhe mediat në terr informativ. Mbyllja e JoQ është hakmarrje personale e Edi Ramës për një media online që refuzon teatrin e kryeministrit nga germadhat e tërmetit.
#StopCensurës