Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat pas mbylljes së votimit, ka shprehur mirënjohje për votuesin dhe kandidatët e tij.
Ai tha se kushdo që do të përpiqet që të tjetërsojë votën gjatë procesit të numërimit, do të mbajë përgjegjësi ligjore.
“PD ka denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor. PD falënderon të gjithë ata që votuan duke ushtruar demokracinë të zgjedhjes me votë.
PD i ka konsideruar zgjedhjet si e drejtë e qytetarëve dhe jo e partive. PD falënderon kandidatët tanë që ndërmorën sfidën për të përfaqësuar të djathtën e vërtetë.
Në këtë betejë kundër të gjithëve PD tregoi se është e vetmja vlerë alternativë qeverisëse për të nesërmen e qeverisë.
I kujtoj atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër penale dhe dënohet”, u shpreh ai.
Ndërkohë shtoi se “ e ardhmja do jetë më e mirë dhe shqiptarët do ndahen nga politika e vjetër”.