Ambasada sqaron se për 48 orë shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.
Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.
Reagimi i ambasadës:
Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,:
❎ Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024
❎ Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014,
➡️ Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.
Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.
Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.
Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë.