Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës. Sipas burimeve, një turist austriak, rreth 60 vjeç ka humbur jetën, rrugës për në spital.
Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e shpejtë, pasi ai kishte ngelur në det, po nuk ka mundur të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e ri të Vlorës.