Griselda ÇOBA
Qeveria e papërgjegjshme e “Rilindjes” premtoi 300 mijë vende pune, por në fakt ishte një mashtrim. Jemi sorollatur dyerve të spitaleve në kërkim të “shëndetësisë falas “. Kemi rendur pas drejtësisë së munguar në gjykatat e korruptuara. Kemi kërkuar të marrim dijen falas në Fakultete,por vazhdojmë ende të paguajmë fatura po njëlloj të larta si në Universitetet private.
Ne vazhdojmë të paguajmë fatuarat e shërbimeve më të larta në rajon,edhe pse kjo vazhdon të jetë në disproporcion me pagat minimaliste të shqipëtarëve.
E më e dhimbshmja prej të gjithave, kemi qenë dëshmitarë të largimeve masive të familjarëve,miqve e rinisë shqiptare drejt Europës. Në këto vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një eksod të dytë.
Sipas statistikave,në 10 familje shqiptare,6 prej tyre kanë një vend bosh në tavolinë.
E më i tmerrshëm është fakti se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen.
Të gjitha këto dështime i faturohen kësaj qeverisje e cila është në ditët e fundit të saj!
E sikur të mos mjaftonin gjithë këto pakënaqësi,gjendemi sot përballë një situate kaotike të rendit dhe sigurisë në Shqipëri.
Detyra primare që ka një shtet ndaj qytetarëve të tij,është t’u sigurojë atyre rendin dhe garancinë për të jetuar pa frikë e të sigurtë në territorin e tyre.
Të gjithë ne jemi në dijeni se vrasjet dhe grabitjet,janë bërë kronika televizive të përditshme.
Por të gjitha këto nuk kanë aspak rëndësi për këtë qeveri,e rëndësishme është të përdoret dhuna policore ndaj qytetarëve të thjeshtë të cilët kërkojnë dëmshpërblime për pronat e tyre,të ndërtuara me mund e djersë.
E rëndësishme është të vazhdohen të helmohen me gaz qytetarët e ndershëm të këtij vendi të cilët kanë ende shpresë për mirqënie.
E rëndësishme është të vazdojnë arrestimet ndaj kriminelëve famëkeq të cilët nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe të atyre që protestojnë ende për një Shqipëri si e gjithë Europa.
Të gjithë jemi të demoralizuar sepse kjo qeveri na ka vënë një çmim.Ne kushtojmë gjithësecili një thes miell,e më i miri prej nesh kushton ndoshta një vend pune në administratën tonë të kriminalizuar.Sepse kjo qeveri me këto llogari i blen votat tona,e aty ku has pengesa e nuk i blen dot atëherë i vjedh.
Duhet të jemi kokëulur sot,se e kemi lënë këtë qeveri të na poshtërojë kaq shumë.
Por nuk është kurrë vonë për të reaguar!Ne prej kohësh po e bëjmë këtë,në protestat e vërteta të Opozitës,ku është mbledhur bashkë e gjithë Shqipëria për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtyre problemeve.
Ne duam të jetojmë në demokraci,nuk duam që prindërit dhe gjyshërit tanë të përjetojnë një diktaturë të dytë.
Ne duam të mbrojmë votën tonë,si mjetin e vetëm për vazhdimësinë e një sistemi demokratik e me vlera.
Prandaj, kapjani dorën njëri-tjetrit e le të solidarizohemi ndaj kësaj të keqeje që ka zënë rrënjë në Shqipëri.
Të gjithë së bashku, për liri, për demokraci, ditën e shtunë me 11 Maj le të vërshojmë në marshimin madhështor të revoltës popullore!
Griselda Çoba-Sekretare për Mbrojtjen Ligjore dhe Politike, PD-Kurbin