“Më 11 maj zgjedhim mes Shqipërisë dhe Edi Ramës”, Basha në Selanik: Koalicioni Euroatlantik ofron program që lehtëson barrën financiare dhe ndalon emigrimin masiv

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me disa nga kandidatët për deputetë, zhvilluan një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Në fjalën e tij Basha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Ai tha se shqiptarët duhet të zgjedhin mes vazhdimit të qeverisjes së korruptuar dhe plotë dështime të Edi Ramës apo një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë, familjet dhe ekonominë shqiptare. Sipas tij, edhe katër vite me këtë kryeministër do të thotë më shumë korrupsion, më shumë zbrazje të vendit dhe më shumë hajdutëri me shokët tek 313 që nuk ua përmend emrin.

Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik ofron një program konkret për lehtësimin e barrës financiare dhe ndaljen e largimit masiv të shqiptarëve. Ai theksoi se vota për numrin 4 është një votë për ndryshimin.

“Të votosh që më shumë të rinj të largohen nga vendi, më shumë të rinj ta braktisin familjen e yre, më shumë të papunë t’i bashkohen ushtrisë së pafund të emigrantëve dhe më pak shqiptarë të jenë në gjendje të punojnë e të jetojnë me djersën e ballit në Shqipëri. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë, o me Edi Ramën o me famlijet tuaja, o me Edi Ramën, o me fëmijët tuaj. Kjo është zgjedhja më 11 maj dhe unë e di e shoh dhe e prek kudo se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë ndarë mendjen të ndalet pas 12 vitesh nga Edi Rama, nga ndëshkimet dhe korrupsioni i tij.

Se çfarë tjetër mund të presësh pas 12 vitesh korrupsion dhe dështime edhe katër vote të tjera? Më shumë varfëri, më shumë korrpsion, më shumë hajdutëri, më shumë zbrazje dhe plaçkitje të vendit? Çfarë tjetër mund të presësh nga njeri që ka frikë të përmend emrat e shokëve, që kanë shkuar apo janë rrugës për tek 313-ta? Asgjë e mirë nuk e pret vendin nga katër vite më shumë agoni me Edi Ramën dhe shokët e tij apo dhe me shoqet e tij, njëra prej të cilave ka filluar të bëjë hallvën javë pas jave. E keni parë, i bën hallvën, a ia bën atij, apo ia bën shokëve të tij këtë do ta shohim.

Zgjedhja nuk është të votosh Partinë Demokratike tëmarrë peng nga Ilir Meta dhe Elvis Roshi, zgjedhja është të votosh për fëmijët e tu, për familjen tënde, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, programin tonë, kandidatët tanë. Sepse ne nuk vijmë në Selanik për turizëm elektoral, as për populizëm, as thjesht për t’ju marrë votën e për t’ju mos ua parë bojën deri në zgjedhjet e ardhshme. Ne vijmë sepse e ndjejmë dhimbjen tuaj, e prekim dhimbjen tuaj edhe kur nuk jemi bashkë tek familjarët tuaj në Shqipëri. Dhe kështu së bashku me këtë ndjeshmëri kemi formuluar një program i cili në radhë të parë synon t’ju çlirojë ju nga barra financiare që mbani mbi supe tuaja për fëmijët dhe familjet tuaja në Shqipëri” – tha Basha.

Artikulli paraprakShpëtim Agolli, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Korçë: 140 kandidatë për një Shqipëri që meriton më shumë
Artikulli tjetër“Mbështetje për çiftet e reja dhe pensionistët”, Basha nga Selaniku: Kredi për banesë për 30 mijë çifte të reja dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Pensioni minimal 250 euro, aai mesatar 450 euro