1. Miti i parë që ra ishte ajo e liderit absolut dhe të pazëvendësueshëm. Tranzicioni ka prodhuar një sindromë që e kalon edhe të të Stohkolmit! Kemi një grup mbështetësish që thuajse deri në sëmundje psikike , mund t’u japësh çdo lloj argumenti të shendosh kundër qëndrimeve të tyre, ndoshta edhe më prova konkrete për të qenë bindës, por ata nuk duan t’ia dinë, i besojnë pa rezerva, pra kritika dhe pa argumente bindëse liderit të tyre. Pas datës 8 janar, në sytë e të gjithëve, dhe atyre që të janë të helmosur me demagogji u pa qartë se sa do të jetë i madh një lider, ai si qënie njerëzore ka një fillim dhe një mbarim. Fillimi i tij ishte ndoshta i lavdishëm para 30 vitesh e sot është një mbyllje me turp duke mohuar edhe të kaluarën e lavdishme.
2. Miti i dytë që ra pas 8 janarit është se forca nuk është shumicë dhe po ashtu se po forca nuk e mund dot legjitimitetin sa do të jetë harbut, i egër apo e pa kontrolluar. Në 30 vjet është argumentuar politika mbi bazën e forcës barbare të mbështetur tek djegia, dhuna, sharja verbale dhe po ashtu kërcënimi deri në eliminim fizik. Pas datës 8 janar kjo mori fund.
3. Miti tjetër më i rëndësishëm ishte ai i pazëvendësueshmërisë. Ka pasur një opinion demagogjik të përhapur qëllimisht në historinë e PD, se ajo është themeluar nga njerëz të pazëvendësueshëm dhe kjo justifikon qëndrimin e tyre në përjetësi edhe kur ato janë në kushte jo normale psikike dhe emocionale. Vetë foltorja erdhi në ndihmë të kësaj gjëje duke u lodhur me gjetje krahasimesh të ngjashme botërore rikthimesh, madje shkuan edhe më tej duke gërmuar në historinë tonë të tranzicionit relike të mundshme simbolikash të identifikueshme me filozofinë konservatore anglo-saksone! Ideja e pazëvendësueshmërisë ka prodhuar atë krizë që kemi sot dhe po ashtu është pikërisht kjo ide jashtë në kohë dhe hapësirë që kërkon ta pengoj PD të ec përpara me sfidat e kohës! Jo vetëm se jam i bindur se të tjerët e të tashmes në krahasim me të tjerët e të kaluarës jo vetëm dinë ta bëjnë më mirë PD, por do i ofrojnë një model shumë më të mirë politik Shqipërisë dhe mundësinë për një vizion qeverisje krejt të ndryshëm nga ajo që kanë njohur shqiptarët në 30 vite tranzicion!
Rënia e këtyre miteve do të ketë edhe një efekt tjetër të rëndësishëm, sepse do të ndihmojë të ri gjejë veten edhe ajo pakicë e helmosur me propagandë nga hijet e të së kaluarës!
Nga Alban Daci