Të rinjtë durrsakë zgjodhën një mënyrë të re proteste këtë mbrëmje për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.
Me arkivol në krah të veshur me flamurin shqiptar ku shkruhej në gjuhën angleze: Kush e ka radhën?, të rinjtë parakaluan në rrugën e qytetit.
Por kjo mënyrë proteste duket se nuk është mirëpritur nga policia vendore, e cila menjëherë ka bërë shoqërimin në komisariat të katër protestuesve.
Midis tyre edhe një invalid me karrocë, kishin vendosur të protestonin në një mënyrë krejt origjinale, duke parakaluar me një arkivol të veshur me flamurin kombëtar në rrugët e qytetit, duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.
Protestuesit janë ndaluar nga policia duke e cilësuar të jashtëligjshëm tubimin e tyre.
Por ajo që vjen më pas është edhe më qesharake.
Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, policia nuk di si të shoqërojë një nga protestuesit, që është në karrocë invalidi.