“Më burgosët fizikisht, por jo shpirtin tim të lirë”…

Demokrate, bashkeqytetaret e mi librazhdas, por dhe nga mbare Shqiperia, nuk gjej fjalet e duhura per te shprehur falenderemit per Ju. Jeni te mrekullueshem!

Une sot jam i lire, por me i forte dhe i pa lekundur per kauzen tone, ne mbrojtje te lirise dhe demokracise.

21 dite, burg politik, ishte sa 21 vjet nga ana njerezore, pse, dhe kush e organizoi burgosjen time, pse dhe kush, baltoste per 5 vjet me radhe figuren time dhe te bashkepunetoreve te mi, ne ringritjen e Deges se Partise Demokratike te Librazhdit dhe punen e madhe per nje alternative te qarte dhe te forte programore qe me ane te votes se lire qytetaret do e perqafonin duke nxjerre ne pension politik hajdutet dhe familjen pornografike qe udhehoqi burgosjen time, Arjanit, Bujarit, Dashit, Aurrelit, Erlindit, Leonardit dhe shume te tjereve te ndaluar e kercenuar.

21 dite burg, nuk jane asgje, per arsyen e madhe ne mbrojtje te kushtetutes dhe pengmarrjes te lirise. Shkuarja jone ne qeli, aty ku ishin te paret tane u miremendu, nga lepiresi i kthyer ne lefaqen qe po grabit Librazhdin dhe u finalizua nga nipi i spiro kolekes dhe i biri i kristaq litarit.

Demokratet dhe qytetaret e Librazhdit e bojkotuan farsen e 30 Qeshorit por grabitesi tashme i sprovuar si manipulator i mbushi kutite dhe shpalli kryetar komiteti nje sahanlepires qe do i vjelle te gjitha poshtersite e kryera, jo vetem nga vota e popullit, qe shpejt do jete e lire por dhe nga drejtesia qe do veproje pa hezitim me kancerozet qe zbrazen arkat e institucioneve dhe xhepat e qytetareve.

Une sot ne liri, bashke me opoziten dhe qytetaret do e shpartallojme lukunine qe tani eshte e pashprese per te shpetuar.

Bashkezonasit e mi por dhe mbare vendit Ju jam mirenjohes per mbeshtetjen e madhe qe me dhate ne ditet e veshtira qe kalova ne qeli por dhe gjithe ju qe bvazhdoni me sms (2812) dhe telefonatat e pafundme, tani qe jam ne liri.

Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja…
Mirenjohes, pa fund.

Bujar Vreto,
Kryetar i Degës së PD, Librazhd

1 2


 

Exit mobile version