Analisti Plator Nesturi ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se skena që pamë sot te Kryesia e Kuvendit ku deputetët e opozitës u futën nga dritaret në gostinë, nuk është një aksion i opozitës.
Ai tha se deputetët e opozitës duhet të merren me çështje më të rëndësishme, siç ishte buxheti, por ata sipas Nesturit, i druhen SPAK-ut dhe nuk e kanë mendjen te kundërshtari i tyre politik.
Këtë e kanë harruar dhe pavarësisht se përplasen sa më fortë se është Rama që po i pengon, ata kur kalojnë hekurat dhe dritaret, nuk e kanë mendjen te Rama, por me cep të syrit shikojnë SPAK-un. Kjo është një fatkeqësi që një forcë kaq e madhe politike sa Partia Demokratike, të bëhet peng e axhendave apo interesave të caktuara, këtë askush nuk e justifikon dot më”,-tha Plator Nesturi.