Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me një portret të tijin zyrtar në Kapitolin e Shtetit të Kolorados, duke e përshkruar atë si më të keqin që ka parë ndonjëherë.
Siç ka përmendur në postimin e tij, portreti i vendosur me iniciativën e guvernatorit, bashkë me të gjithë presidentët e tjerë, i deformon qëllimisht aq shumë tiparet e tij.
Trump pohoi gjithashtu se artistja që krijoi veprën kishte krijuar më parë një portret të Barack Obamës, të cilin ai tha se ishte “i mrekullueshëm”, duke sugjeruar se cilësia e punës së saj ishte përkeqësuar me kalimin e kohës.
“Më mirë të mos e kisha fare portretin tim sesa ta kisha këtë”, vuri në dukje presidenti, duke theksuar se ka marrë telefonata dhe letra të shumta nga qytetarë të Kolorados që jqanë shprehur të indinjuar për projektin.
Duke iu drejtuar guvernatorit të shtetit, Jared Polis, të cilin ai e përshkroi si një “radikal të majtë” dhe “jashtëzakonisht të dobët për çështjen e krimit”, Trump bëri thirrje që portreti të hiqej.
“Askujt nuk i pëlqen një foto apo pikturë e keqe e vetvetes, por ajo në Kolorado, në Kapitolin e Shtetit, e vendosur nga Guvernatori, së bashku me të gjithë Presidentët e tjerë, u shtrembërua qëllimisht në një nivel që edhe unë, ndoshta, nuk e kam parë kurrë më parë.
Artisti bëri gjithashtu Presidentin Obama, dhe ai dukej i mrekullueshëm, por ai që është bërë për mua është me të vërtetë më i keqi. Ajo duhet të ketë humbur talentin e saj teksa u rrit. Në çdo rast, do të preferoja shumë të mos kisha një pikturë, sesa ta kisha këtë, por shumë njerëz nga Kolorado kanë telefonuar dhe kanë shkruar për t’u ankuar.
Në fakt, ata janë të zemëruar për këtë! Unë po i flas në emër të tyre Guvernatorit të Majtë Radikalë, Jared Polis, i cili është jashtëzakonisht i dobët për krimin, veçanërisht në lidhje me Tren de Aragua, i cili praktikisht pushtoi Aurora, për ta rrëzuar atë. Jared duhet të ketë turp për veten e tij!”, shkruan Trump.