Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët.
Mjekja që akuzohet se orientonte pacientët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, ka hedhur poshtë akuzat. Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.
Pjesë nga debati:
Mjekja: Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.
Gazetarët: A i keni orientuar klientët në klinikë private?
Mjekja: Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
Gazetarët: Vetëm foto ju interesojnë zonjë.
Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
Gazetarët: Duhet të dilni bukur në kamerë?
Mjekja: Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.
Gazetarët: E ruani ju etikën zonjë?
Mejkja: E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.