Me këtë sistem i dhurohen 6 mandate në tavolinë Ramës”, Alibeaj: Mos të heshtim, sot dita e fundit e ‘Zgjedhores’. Jo pazareve!

Deputeti PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi skandal faktin që sot është dita e fundit për Reformën Zgjedhore. Ai tha se kjo qeveri duhet të jetë e hapur me qytetarët dhe se nuk i duan listat e hapura.

Alibeaj: Anormaliteti vijon sot kur salla hesht, kur sot është dita e fundit për “Zgjedhoren”.

Sot në rend duhet projektligji i depozituar nga opozita, ku është normalitet e sinqeritet. E propozuam. Listat e hapura, votim numërim elektronik, votën e diasporës.

Sot të marrin kurajë dhe të votojmë edhe kundër, por t’u flasim shqiptarëve ashtu sic duhet. Të pranojnë që duan të përjashtojnë diasporën nga vota dhe kanë frikë nga shqiptarët.

T’i dhurosh edhe një mandat tjetër në tavolinë Edi Ramës në tavolinë…

Heshtja është pazar për të mbrojtur karriket dhe listat e mbyllura.

Pr. Ligji është depozituar dhe të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët.

Artikulli paraprakFJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE
Artikulli tjetërDebat në Kuvend/ Kreu i PD, Basha: Është koha t’u tregoni shqiptarëve jeni pro apo jo listave të hapura!