Nga Azgan Haklaj
Vezhgim i dhimbshëm nga degradimi i jetës parlamentare!
Titulli i këtij refleksioni nuk ka të bëjë me emisionin e një show televiziv por me një show tjetër sa të neveritshëm po aq dhe të rrezikshëm për demokracinë.
Eshtë show që prej muajsh po shfaqet shëmtisht në Parlamentin e Shqipërisë.
Edhe sot kur u bënë dy vjet luftë e pushtim në Ukrainë parlamenti i atij vendi vijon funksionimin fizik ndërsa në Tiranën që pret samite integrimi europian salla e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në pamje që të kujton Groznin apo skenat talebane të shkatërrimit në Siri.
Natyrisht që në pamje të parë aktorët janë rithemeluesit dhe gaztoret, por realiteti tregon se ideatorët, skenaristët janë vetë rilindasit dhe regjia është e tyre sepse ju intereson degradimi i metejshëm opozitar dhe zhvatja përmes ligjeve klandestine të pasurisë kombëtare dhe taksave të qytetarëve shqiptarë.
Më e rënda, e cila vijon dita-ditës të dekonspirohet është lufta sistematike në akord e të dy palëve, rilindasve dhe foltoristëve, të cilët e luajnë këtë teatër absurd kundër Partisë Demokratike dhe liderit të saj Lulzim Basha.
Pasi deshtuan turpshëm e botërisht me shpifjet, sajimet, fabrikimet mediatike duke angazhuar, kompromentuar deri kryeagjentin e kundërspiunazhit të FBI-së Charles McGonigal e komplotuan kundër PD-së dhe kryetarit të saj Lulzim Basha rikthyen në skenë si fishekun e fundit për mbijetesën e tyre politike, misionarin e hershëm të Ramiz Alisë qysh në dhjetorin 90-të Marshall Sali Matrapikin.
I furnizuar me para e media të pafund Sali Berisha u turr si bishë kundër Lulzim Bashës që kulmoi me rrethimin për pushtimin e selisë së PD-së.
Ai dhe mercenarët demopërfitues të armatosur me të gjitha armët mesjetare shkuan aq larg sa me sulmin e tyre të paprecedentë rrezikuan fizikisht jetën e zyrtarëve demokratë që gjëndeshin në punë e aktivitet në seli.
Pasi deshtoj dhe u thye turpshëm duke u kthyer me bisht ndër shalë Marshall Berisha përdori kamikazin Agron Zhukri dhe invadoi shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve.
Të ndihmuar nga rilindasit dhe me regji të tyre simbolet e PD-së u futen në ingranazhet e drejtësisë së plepave duke vijuar edhe sot fabulën e legjendës së Penelopës.
E kur panë se nuk po e mposhtin dot as moralisht dhe as fizikisht Partinë Demokratike legjitime inskenuan terrorin parlamentar me përdorimin e shpërdorimin deri në poshtërim të gardës së republikës.
Me këtë skenar kalifati i Edi Ramës lodron me ligje klandestine e vendime të çmendura që rrezikojne deri sigurinë kombëtare.
Piksynimi i kalifatit famëkeq në vijimësi është privimi nga fjala që të pengojnë mendimin ndryshe, propozimin e amendamenteve, të projekteve, platformës, doktrinës së shpalosur nga Lulzim Basha dhe deputetët stoikë të PD-së.
Mbajten peng të reformës zgjedhore me qëllim që të mos përfshij vendimin e gjykatës kushtetuese për hapjen e listave e votimin e diasporës si dhe rekomandimet e OSBE-ODHIRIT.
Por skandalet parlamentare gjoja në mbrojtje të fjalës së lirë arritën deri në kërcënime fizike, reagime të rënda gjer në dhunime të turpshme siç ishte rasti me deputetet e nderuara Flutura Açka dhe Merita Bakiu, ku kaçakët e rithemelimit dhe gaztoret e Hamasit berishist shkelën publikisht çdo normë të së drejtës zakonore shqiptare.
Fakti që veprime të tilla jo vetëm nuk eleminohen por shtohen larmishëm në ç’do seancë deshmon për një strategji të
përbashkët foltoro-rilindase.
Natyrshëm lind pyetja:
Kush i fut “armët” e hamasit berishist në parlament?!!
Vetë rithemeluesit kanë deklaruar në media se flakadanët i kanë futur rilindasit.
Kjo dekleratë e eksponentëve të foltores verteton publikisht bashkëpunimin e tyre për ta mbajtur peng parlamentarizmin e për ta kthyer tempullin e ligjeve në skenë krimi.
Ku është garda e republikës??
Pse nuk e kryen misionin e saj kushtetues që të garantojë funksionimin normal të parlamentit??
Kjo pyetje e ka përgjigjen e thjeshtë:
E mbajnë nën presion binomi Noka & Balla , përfaqësuesit e trebythëkëndëshit të cilët janë besëlidhur për të luftuar së bashku kundër SPAK-ut, BKH-së, GjKKO-së, madje edhe kundër SHBA-së, e deshmia me e qartë për këtë është marrveshja e foltoristëve dhe rilindasve për të amnistuar zyrtarët e korruptuar të sulltanatit mavi.
Sa do të doja të isha drejtor i përgjithshëm i gardës së republikës e të përballesha me dyshen Noka & Balla që poshtërojnë këtë institucion të sigurisë kombëtare, njëri duke e shantazhuar drejtuesin e tij e tjetri duke hedhur miell mbi gardistët që nuk dinë si të veprojnë.
Natyrisht do të ua provoja këtyre sharlatanëve se zbatimi i ligjit është detyrim dhe se vetëmbrojtja është e drejtë hyjnore dhe kushtetuese për gjithësecilin e gjithësecilen.
A ka gjë më të turpshme e kompromentuese për shtetin e drejtësisë sesa foltorja majë çatisë e Sali Nongratës e cila ndot akustikisht Tiranën e Shqipërinë dhe sulmohen në mënyrë të paprecedentë të gjithë drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese të shtetit???!!
Si ka mundësi që pushteti i katërt media është në dispozicion të nongratës??!
Sa kushton një ditë mediatike në shërbim të nongratës dhe trebythkëndorit për të mbrojtur korrupsionin e tyre dhe krimin e organizuar që e përdorin herë pas here për të grabitur verdiktin e sovranit dhe uzurpimin e gjymtyrëve të shtetit.
A ka shtet?
A ka ligj?
A ka drejtësi në këtë vend që aspiron verbalisht të integrohet në BE?
Si ka mundësi që pretëndojmë të jemi pjesë e BE-së dhe do të jemi interlekutor të saj ndërkohë të gjitha vizitat e miqëve tanë ndërkombëtarë trajtohen nga media si vizita private të Edi Ramës për shkak se jemi shtet pa protokoll.
Publikisht shtroj pyetjen për presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama:
Pse nuk kemi drejtor të protokollit të shtetit?!
Sigurisht që është e dhimbshme sepse pushteti simbiozë me mafien politiko-ekonomike dhe krimin e organizuar ka paralizuar të gjitha institucionet e shtetit.
Parlameni semantikisht ka në rrënjën e fjalës latine foljen “flas” dhe jo” përleshem”.
Ndoshta është hera e parë që do të doja të isha prezent në atë sallë serish pa gardë dhe badiguardë e të vinte të më kapte mikrofonim huthistët e nongratës, ndonjë Gaz Bardhe, gjel Peqini, apo deputet perimesh nga Lushnja!
Do të deshiroja sot të isha drejtues i lartë policie apo drejtues i inspektariatit të mjedisit e menjëherë do të mbyllja për ndotje akustike shfaqjen grotekse të përnatshme të rrugicës së turpit tek ballkoni i Sali Magdalenës e t’u ktheja qetësinë e munguar prej kohësh qytetarëve.
Do të deshiroja shumë të isha sot një prokuror dinjitoz pjesë e SPAK-ut dhe do ta mbyllja me tulla ballkonin e lëvizjes çartiste të çetës anti amerikane që gjeneron shëmti në mes të kryeqytetit të kombit…!