“Më lësho, nuk ke shans të më ndalosh”, represion policor ndaj protestuesve në Tiranë

Ashtu siç është paralajmëruar protesta e sotme do të nisë nga Kryeministria. Qytetarët duket se nuk do të ndalen në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një punonjës policie. Tubimi është paralajmëruar që të nisë në orën 18:00.

Protesta në Tiranë, ka nisur me përplasje me policinë. Policia e Shtetit ka po zhvillon lokalizimin në terren në mbrojtje të institucioneve shtetërore, ndaj të cilave shfryhet mllefi i të rinjve për ngjarjen e rëndë.

Në pamjet e siguruara nga ABC, mund të shihen agjentët e terrenit që kontrollojnë të rinjtë apo pjesëmarrës të tjerë në protestë, nëse kanë sende të “palejuara”.

Kjo është dita e tretë e protestës së nisur pas vrasjes së të riut në Tiranë nga efektivi i policisë.

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit tashmë kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Exit mobile version