Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë tjetër të re të dosjes së përgjimeve të prokurorisë për çështjen ‘Babalja’. Deputeti i PD, Ervin Salianji lexoi pasazhe të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti. Ai thotë se Alizoti ka thënë; Hap gojën sa do, apo ‘Më mirë një vit burg dhe marr ato që m’u ofruan’.
Salianji ka bërë publike sot prova të reja kundër Taulant Ballës, Ardi Veliut, Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës për krijimin e dëshmitarit të rremë, Fredi Alizoti. Në një deklaratë për mediat, Salianji ka bërë publike përgjime të reja që faktojnë fabrikimin e dëshmitarit të rremë.
“Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme. Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë.
Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë. Provat zyrtare tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafës”, u shpreh deputetit Salianji.
Pjesë nga deklarata e deputetit Ervin Salianji
Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme. Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë. Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë Alizoti. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë, citoj:
“Më është afruar një gjë e mirë nga ana tjetër”.
Më poshtë Alizoti bën pohimin shkatërrues. Në përgjimin tjetër ai thotë se më mirë bëj një vit burg e të marr ato që më janë afruar sesa të rri kështu. Pra , qartësisht ai i referohet dëshmisë së rreme që dënohet me 1 vit burg.
Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme. Kështu Albert Veliu në përgjimin tjetër, pas datës 1 qershor, pas rekrutimit zyrtarisht të aktorit të Edi Ramës, i thotë, citoj:
“Çfarë lidhjeje ke ti e këtë punë? Çfarë pune ke ti që u afrohesh, kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra?!”
Këto janë prova të mjaftueshme që sot Prokuroria e Përgjithshme e Krimeve të Rënda të arrestojë Ardi Veliun për shpërdorim detyre, fabrikim provash në mbrojtje të një trafikanti droge.
Këto prova janë mjaft për ta arrestuar Ardi Veliun.
Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon gazetarin dhe denoncuesit. Sot është dita kur Prokuroria duhet t’i japë fund farsës që ka ngritur deri më sot.
Sot është dita kur Ardi Veliu duhet të jetë në burg.
Sot është dita kur Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg.
Sot është dita kur Taulant Balla duhet të ishte në procedim penal me imunitet të heq nga parlamenti për sajim të provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë.
Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë vëllait të vet trafika droge dhe duhet të ishte nën hetim për shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij”.