Me ndarjen nga jeta të Zagallos dhe Bekenbaurit, ja kush është personazhi i vetëm kampion bote si lojtar e trajner

Bota e sportit në kuadrin e pak ditëve ka humbur dy ikona të futbollit. Pikërisht bëhet fjalë për brazilianin Mario Zagallo dhe gjermanin Franc Bekenbaruar. Ajo që i lidh më së shumti këta dy legjanda është fakti se si Zagallo dhe Bekenbauar e kanë fituar Kupën e Botës si futbollistë dhe trajnerë. Mario Zagallo ka fitur dy Kupa Bote si lojtar, pikërisht në vitin 1958 dhe 1962. Ndërsa si trajner i Brazilit ai fitoi Botërorin e vitit 1970.

Ndërsa Franc Beklenbaur, në vitin 1974 doli kampion bote si futbollit me Gjermaninë. Kurse në vitin 1990 ai e fitoi Kupën e Botës si trajner i kombëtares gjermane.

Me ikjen e këtyre dy legjendave tani ka mbetur vetëm një personazh i njohur i futbollit që ka fituar Kupën e Botës si futbollist dhe trajner. Pikërisht bëhet fjalë për francezin Dier Deshamp.  55-vjeçari e fitoi Kupën e Botës si futbollit me kombëtaren e Francës në vitin 1998, kurse si trajner i Francës Deshamp doli kampion bote në vitin 2018, ndërsa në botërorin e fundit, në 2022 në Katar, ai bashkë me “gjelat” u mundën në finale nga Argjentina.

Exit mobile version