Lindita Protoduari, një nga gratë e dhunuara dje nga policia gjatë protestës te Unaza e Re, është shfaqur para drejtorisë së Policisë së Tiranës me këmbë të fashuar dhe me paterica
Djali i saj, Doriani, prej disa javësh ndodhet në burg me masë e arresti me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë gjatë protestave.
Ndërkohë që Lindita ka kërkuar sot lirimin e të gjithë qytetarëve që janë në mbrojtje të banesave të tyre.
Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për lirimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i arrestuar gjatë protestës së djeshme.
Protoduari ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen më 11 maj në protestën kundër Edi Ramës.