Me paterica dhe këmbë të fashuar nga dhuna policore, Lindita Protoduari proteston tek Drejtoria e Policisë

Lindita Protoduari, një nga gratë e dhunuara dje nga policia gjatë protestës te Unaza e Re, është shfaqur para drejtorisë së Policisë së Tiranës me këmbë të fashuar dhe me paterica

Djali i saj, Doriani, prej disa javësh ndodhet në burg me masë e arresti me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë gjatë protestave.

Ndërkohë që Lindita ka kërkuar sot lirimin e të gjithë qytetarëve që janë në mbrojtje të banesave të tyre.

Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për lirimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i arrestuar gjatë protestës së djeshme.

Protoduari ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen më 11 maj në protestën kundër Edi Ramës.

60186614 2158656430836144 6504118982084132864 n

Exit mobile version