“Me programin tonë luftojmë korrupsionin, garantojmë mirëqeverisje”/ Basha: Pushteti i Ramës e keqja më e madhe për vendin, Shqipëria meriton më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Facebook, ka shpërndarë sot disa nga propozimet e prezantuar të shtunën e kaluar në Kuvendin Programor të PD.

Bashkë me 100 eskspertët që kanë punuar në hartimin e programit, Basha trajtoi një nga çështjet më shqetësuese të viteve të fundit, që është korrupsioni.

Basha shkruan se “Edi Rama e ngriti në sistem korrupsioin”, duke shtuar se PD “do të bëjë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lufta kundër korrupsionin, që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit.
Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke ia lehtësuar dhe jo duke ia vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi.
Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

Propozimet kryesore të PD për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen:

– Themelimi i Njësisë së Zbulimit dhe Rekuperimit të Aseteve dhe Pasurive të Vjedhura, me anë e të cilës do gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit;

– Ngritja e Gjykatës së Auditit, transformimi i KLSH-së në një gjykatë auditi pra nga një insistucion rekomandues, në një gjykatë me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues;

– Shqipërisa në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik në gjithë territorin;

– Pushimi i të gjitha gjyqeve kundër mijëra qytetarëve që janë në gjyq me shtetin, që ata të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, i cili mbart mbi 25 mijë çështje të tilla;

-Qasje inovative për rezultate të shpejta dhe të prekshme nga reformat: ato do jenë gjithëpëfshirëse, do fillojnë në të njëjtën kohë në disa fronte, dhe me një mekanizëm matës për zbatimin.

WhatsApp Image 2024 06 05 at 12.38.35

Artikulli paraprakArrestimi i shqiptarit në kufirin mes Kosovës e Serbisë, DASH thirrje: Institucionet e Beogradit të garantojnë një proces ligjor të drejtë dhe transparent
Artikulli tjetërPërfitoi 17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria e Tiranës, kërkon sekuestrimin e llogarive