“Më pyesin gjithmonë pse jam kaq i qetë”, Basha: Forca dhe qetësia jonë vjen nga gratë e jetës sonë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video nga takimi me gratë dhe vajzat në kryeqytet, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin e pazëvendësueshëm të tyre në jetën e çdo individi dhe të shoqërisë.

“Ashtu siç ne jemi produkt i grave në jetën tonë, edhe forca dhe qetësia jonë vjen prej tyre. Mirënjohje pa fund për nënat, bashkëshortet dhe vajzat tona që na bëjnë më të mirë çdo ditë,” – ka shkruar Basha, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe respektit për gratë që mbajnë peshën kryesore në familje dhe në çdo aspekt të jetës publike.

Në fjalën e tij, ai ndau edhe një moment personal për ndikimin e madh të grave në jetën e tij, nga nëna dhe bashkëshortja Aurela, deri te vajzat e tij, veçanërisht Dafina, e cila po ndjek studimet jashtë vendit.

“Një nga sekretet që më pyesin gjithmonë është si je kaq i qetë… Ka të bëjë me gratë në jetën time” – u shpreh Basha.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ashtu siç ne jemi produkt i grave në jetën tonë, edhe forca dhe qetësia jonë vjen prej tyre. Mirënjohje pa fund për nënat, bashkëshortet dhe vajzat tona që na bëjnë më të mirë çdo ditë.

Pjesë nga fjala e tij:

Të gjithë ne burra dhe gra, djem dhe vajza, në fakt jemi produkt i grave, i nënave tona. Sigurisht jemi një produkt që skarcojmë shpejt pa gratë tona. Dhe për të gjithë ata si unë që janë bekuar me vajza, pa vajzat tona. Një nga sekretet që më pyesin gjithmonë për këto gjërat që mua më duken vanitoze, si je kaq i qetë, si je kaq kështu. Xhelozët duhet ta dinë që ka të bëjë me gratë në jetën time. Ka të bëjë me nënën time, me Aurelën bashkëshorten time, e cila mban një peshë prej kohësh dhe në veçanti gjatë angazhimit tim në jetën publike, të cilën nuk arrij dot ta them me fjalë. Për vajzat e mia, për Dafinën, e mbani mend Dafinën e vogël? S’është e vogël më. Sot më dha lajmin që kishte kaluar nje provim të rëndësishëm në rrugën për studimet universitare. Dhe me siguri nuk është duke na parë, por ndonjë shok ndonjë shoqe do thotë të përmendi babi në facebook. Do mërzitet me babin sot, por babi e puth fort dhe e ka marrë shumë malli, se është në Holandë.

Artikulli paraprakRritja e çmimeve të apartamenteve nuk ndalet
Artikulli tjetërGrevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime! Ja arsyeja