“Më qëlluan përpara lokalit të Tërmet Peçit”, del video kur viktima e atentatit të djeshëm fliste nga spitali

Ky është biznesmeni Çajup Selimi, i cili është qëlluar për vdekje, mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Tepelenës.

Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë dhe rreth tre vite më parë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit.

Në videon e vitit 2018, nga spitali ai tregonte se si ndodhi ngjarja, ndërsa tregonte se kjo ishte hera e 4 që kërcënohej me jetë.

Deklarata e tij nga spitali në vitin 2018: Pse rri te busi ti, pse rri përballë punës tënde, unë jam biznesmen, mos rri ti atje se duam ne. Vajta për të hedhur lekë për ofertën te AMC, ata sa dola nga aty erdhën dhe më qëlluan direkt para lokalit të Tërmet Premçit, më qëlluan me leva, me nxorën thika, më kërcënuan me jetë. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe i mbron ish shefi i komisariatit Tepelenë.

Exit mobile version