Sot në ditën e Shën Valentinit, kandidati i PD-së për Durrësin, Luan Hoti i ka kushtuar një vëmendje të veçantë festës së të dashuruarve.
Hoti e nisi mëngjesin me një dedikim dhe një buqetë me lule për bashkëshorten e tij, Shpresa, me të cilën ka ndërtuar familjen prej 23 vite.
“Për bashkëshorten më të mirë, për nënën më të dedikuar. Bashkë me Shpresën që prej 23 vitesh. Gëzuar e dashur!”, ka shkruar Hoti në dedikimin e tij për bashkëshorten.
Ekipi i tij prej disa djemsh e vajzash të reja janë ndalur në sheshin “Liria” me një tufë me trëndafila të bardhë, duke ia dhuruar kalimtarëve të rastësishëm.
“Me shumë dashuri për Durrësin”, shkruan Hoti, teksa nuk ka munguar edhe mbështetja e zonjave duke ngritur dy gishtat.