Më shumë se pavarësi: Polonia dhe viti 1918

Polonia e rifitoi pavarësinë e saj pas Luftës së Parë Botërore. Pavarësisht se zhvilloi shumë vizione të shumëfishta ambicioze, ajo dështoi që të rikrijoi shtetin e saj të mëparshëm, Komonuelthin Polako – Lituan dhe të rindërtonte një hartë të Eurazisë Perëndimore.

Në vitin 1918 një Poloni që sapo kishte fituar pavarësinë u shfaq në skenën e Europës me një vizion kompleks dhe ambicioz për të rindërtuar pjesët perëndimore e ish Perandorisë Ruse. Mundësitë e reja që shihte Polonia qenë rezultatet e humbjes së Gjermanisë dhe Rusisë në Luftën e Parë Botërore. Duke parë vakuum gjepolitik në Lindje, Polonia doli me tri vizione. I pari ishte rikrijimi i ish Komonuelthit Polako – Lituan nëpërmjet një federate të Polonisë, Bjellorusisë dhe Lituanisë (dhe ndoshta Letonisë) që do të ishte lidhur ngushtë me një Ukrainë të pavarur. Vizioni i dytë, i quajtur Prometeizëm, ishte çlirimi i vendeve joruse. Në një etapë të mëvonshme ajo do t’u ofronte gjithashtu mbështetje grupeve majtiste jokomuniste ruse. Vizioni i tretë, i quajtur Intermarium, parashikonte bashkëpunimin midis shteteve të reja të pavarura të ndodhura midis Detit Balltik dhe Detit të Zi, mundësisht edhe Detit Adriatik.

Rrënjët historike
Këto vizione u bënë themeli i politikës së jashtme të Józef Piłsudski në vitet 1918 – 1921. Piłsudski konsiderohet gjerësisht si babai i pavarësisë së Polonisë dhe ishte i rreshtuar me Partinë Socialiste Polake. Përpara 1918, ai ishte i bindur se Rusia perandorake duhej të shikohej si kërcënimi më i madh ndaj pavarësië polake, ska rëndësi se cila elitë sunduese ishte. Pas 1918, Piłsudski kishte shpresuar se një rindërtim i Eurazisë perëndimore do t’i sillte garanci pavarësisë së Polonisë. Pikëpamja e tij kundërshtohej nga Roman Dmowski, lideri i Partisë Nacional Demokrate – një parti nacionaliste që mbështeste vizionin e Polonisë si një fuqi rajonale e dominuar nga plakë etnikë. Ndryshe nga Piłsudski, përpara Luftës së Parë Botërore Dmoëski e trajtonte Rusinë si një aleat potencial kundër Gjermanisë, që besonte se ishte armiku më i madh i Polonisë. Rivaliteti midis dy politikanëve dhe vizioneve të tyre dominoi politikën polake nga fundi i shekullit të XIX-të dhe për shumë vite në shekullin e XX-të.
Idetë e promovuara nga Piłsudski – më së shumti të shoqëruara me Republikën e Dytë Polake që zgjati nga 1918 deri më 1939 – qenë thellësisht të ngulitura në Poloninë paramoderne. Koncepti i federatës lituano – polake frymëzohej nga unioni dinastik i periudhës 1386 – 1569, ashtu si edhe Komonuelthi Polako – Lituan i mëvonshëm, që zgjati nga 1569 deri më 1795. Ky i fundit ishte një shtet multietnik e multifetar, një shtet që mirëpriste edhe tatarët myslimanë në territorin e tij – goxha e pazakontë për një shtet kristian të asaj kohe. Megjithatë, gradualisht Komonuelthi u dominua nga polakët katolikë.
Koncepti i Intermarium ishte gjithashtu i lidhur me përvojën e Komonuelthit dhe sidomos të dinastisë lituane të Jagellonëve, që sunduan Poloninë dhe Lituaninë nga 1386 deri më 1569. Në fakt, termi Intermarium (në polonisht Międzymorze, që do të thotë «midis deteve») u përdor për herë të parë më 1564 në një poemë nga poeti i madh polak Jan Kochanowski. Ishte përdorur për të përshkruar vendodhjen e shtetit midis Detit Balltik dhe Detit të Zi, shtrirjen terrotiriale të Polonisë dhe Lituanisë midis fillimit të shekullit të XV-të dhe shekullit të XVI-të. Për Kochanowski, ajo ishte simbol i madhështisë së tyre. Ia vlen të shtosh se në kapërcyellin e shekullit të XVI-të dinastia Jagellone sundonte gjithashtu Mbretërinë e Bohemisë dhe Mbretërinë e Hungarisë, e cila kishte akses në Adriatik.
Gjithashtu, Intermarium ishte një orvatje për të krijuar një aleancë antiMoskë, që duhej të përfshinte shtete të ndodhura në aksin Veri – Jug, midis Detit Balltik dhe Detit të Zi. Në periudha të caktuara ajo përfshinte Lituani – Poloninë, Suedinë, Dukatin e Livonisë, Khanatin e Krimesë dhe Perandorinë Osmane. Besimi se fuqia e Polonisë vinte nga territori i saj i gjerë që shtrihej midis deteve u bë një element identiteti kombëtar pasi Polonia pavarësinë më 1795. Ajo bazohej në profecinë e kozakut legjendar Wernyhora, i cili parashikoi rilindjen e Polonisë. Megjithatë, roli kyç në këtë profeci do të luhej nga… Turqia islamike.

Prometeizmi
Siç lë të kuptohet edhe emri, Prometeizmi ishte një vizion i frymëzuar nga Prometeu, që ishte i lidhur me zinxhira në një shkëmb në Kaukaz pse kishte vjedhur zjarrin dhe ia kishte dhënë atë njeriut. Si koncept politike të jashtme, Prometeizmi mori çlirimin e kombeve jorusë nga shtypja e sundimit carist. Më pas këto kombe duhej të bëheshin shokë lufte, pavarësisht diferencave të tyre fetare dhe etnike. Duhet të mbështeteshin në luftën e tyre nga fqinjët e Rusisë.
Termi prometeizëm u krijua në periudhën midis luftërave, por rrënjët e tij zbresin në fillimin e shekullit të XVIII-të, kur dy atamanë kozakë ukrainas, Ivan Mazepa dhe Pylyp Orylyk, nisën të bashkëpunonin me Suedinë, Poloninë, Khanatin e Krimesë e Perandorinë Osmane, si edhe me malësorët e Kaukazit Verior, tatarët e Vollgës, bashkirët dhe kozakët e Donit. Kjo traditë u mor nga emigracioni politik polak në shekullin e XIX-të, i drejtuar nga Princi Adam Czartoryski. Ai i bënte appel një koncepti unazash të ndryshme për t’ia kundërvënë imperializmit rus. Dy prej tyre qenë brenda Rusisë dhe përfshinin Ukrainën, kozakët e Donit, Letoninë dhe Estoninë («unaza e parë», si edhe Komonuelthin Polako – Lituan (që kishte ekzistuar përpara ndarjes së Polonisë), Finlandën, tatarët, Kaukazin Verior dhe Azinë Qendrore (unaza e dytë). Unaza e jashtme përbëhej nga fqinj të Perandorisë Ruse: Suedia, Austria dhe Turqia.
Piłsudski dhe partia e tij e zhvilluan më tej këtë ide në kapërcyellin e shekullit të XX-të, duke besuar se heterogjeniteti etnik i Perandorisë Ruse ishte Thembra e Akilit e saj. Sipas tij, ndarja e Rusisë sipas linjave etnike duhet të përbënte një objektiv kyç për Poloninë. Për ta arritur këtë, Piłsudski përdori sloganet e revolucionit social që shpërtheu në Rusi dhe arriti gjithashtu në trojet polake. Sipas pikëpamjes së tij, revolucioni mund të shkaktonte një kolaps të plotë të Perandorisë Ruse. Si rezultat, «do të shfaqeshin shtete të pavarura, përfshi një shtet polako – lituan, një leton, një eston, një finlandez, një armen dhe bile edhe një shtet tatar. Të gjitha këto shtetet do të formonin një bashkim që do ta shtypte dhe do t’i merrte frymën Moskës», sugjeronte ai.
Konceptet e Intermarium and Prometeizmit qenë të ndërlidhur. I pari parashikonte Poloninë si një fuqi «nga deti në det» që do të konkurronte me Rusinë rreth dominimit në Europën Lindore. I dyti parashikonte shpërbërjen e Rusisë, që do të ndodhte si rezultat i kryengritjeve nga ana e kombeve joruse që jetonin në Perandori dhe Polonia duhet t’i udhëhiqte ato. Të dy i referoheshin Komonuelthit Polako – Lituan, që ishte idealizuar nga polakët. Polonia shihej si e predispozuar për një pozicion lidershipi qysh kur pakica tatare e saj mund të ndihmonte në situatën e myslimanëve rusë që në atë kohë qenë ndër komunitetet më të mëdha myslimane në botë.
Mbështetja e Piłsudski për Intermariumin dhe Prometeizmin ishte një pasqyrim i biografisë së tij. Familja e tij vinte nga rajoni më lituan i Lituanisë: Samogitia. Megjithatë, i lindur në veri të Vilnius, ai qe qysh nga fëmijëria i rrethuar nga bjellorusë, lituanë, hebrenj dhe tatarë. Kushëria e tij u bë gruaja e Antanas Smetona, babait të Lituanisë së pavarur. Në vitet 1890, kur mbledhja e parë në vend e Partisë Socialiste Polake u zhvllua në një pyell afër Vilnius, midis 5 pjesëmarrësve të saj, 2 qenë tatarë. Njëri prej tyre qe Aleksander Sulkiewicz – mik i Piłsudski dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë. Kështu që nuk është për t’u habitur, kur shikon në mbështetjen e Piłsudski nga koha që ata po implementonin politikën e jashtmë të Polonisë midis viteve 1918 dhe 1921, se disa qenë më lidhur me Lindjen për shkak se ishin lindur dhe rritur në Rusi, Siberi, Kaukaz apo edhe Azi Qendrore.

Çlirim dhe liri
Menjëherë pas fitimit të pavarësisë, Polonia i sugjeroi Bjellorusisë, Lituanisë dhe deri Letonisë një «rindërtim» të Dukatit të Madh Lituan. Me fjalë të tjera, ofroi që të rindërtohej një republikë e përbërë nga tri komponentë. Nëqoftëse do të përfshihej Letonia, mund kishte qenë qenë një bashkim katërpalësh. Këto republika më pas do të bëheshin pjesë e një federate me Poloninë.
Elita politike polake shpresonte se faktori kryesor në favor të bashkëpunimi i këtyre vendeve do të ishte kërcënimi bolshevik. Në prill të 1919, kur trupat polake çliruan Vilnius nga duart bolshevike, Piłsudski bëri një thirrje në polonisht dhe lituanisht për «Banorët e ish Dukatit të Madh Lituan». Pas marrjes së Minskut, thirrja u bë edhe në bjellorusisht. Në këto apele, Piłsudski shkruante sa vijon: «Trupat polake, që unë i kam sjellë këtu për të przënë sundimin e forcës e të dhunës, të abrogojnë sundimin e një shteti kundër vullnetit të popullit, këto trupa po ju sjellin çlirimin dhe lirinë. Dua që t’u jap një shans të zgjidhni problemet e brendshme, problemet etnike dhe fetare, në mënyrën që ju doni t’i zgjidhni ato, pas forcë apo shtrëngim në emër të Polonisë».
Megjithatë, lituanët nuk ranë dakord me idenë e federatës, duke parë atë si një kërcënim që çonte në polonizimin e tyre. Kështu që kur Polonia qe në luftë me Lituaninë për Vilnius (1919 – 1920) dhe ofensiva polake po avanconte në trojet lituane, lufta nga pikëpamja e lituanëve u kthye në një luftë për pavarësinë e Lituanisë. Pas lufte, në periudhën 1920 – 1922, Polonia u përpoq që ta detyrojë Lituaninë të futet me forcë në një federatë nëpërmjet krijimit të një shteti jo të njohur ndërkombëtarisht të quajtur Lituania Qendrore (Litwa Środkowa), ku polakët qenë shumica. Në fund, Polonia e aneksoi Lituaninë Qendrore.
Apeli polak ndaj bjellorusëve përfundoi me një rezultat disi më të mirë. Megjithatë, lëvizja kombëtare në Bjellorusi qe shumë më e dobët sesa në Lituani apo në Ukrainë. Për pasojë, një pjesë e elitës politike bjelloruse e mbështeti federatën me Poloninë. Për të arritur objektivat e saj, Polonia nisi të krijojë njësi ushtarake me bjellorusët që mbështesnin federatën. Bjellorusë të tjerë u bënë aleatë me Lituaninë, kurse pjesa tjetër mbështeti bolshevikët. Në mënyrë interesante, pituanët dhe bolshevikët donin një federatë që buronte nga tradita e Dukatit të Madh Lituan.
Polonia pati sukses më të madh më Republikën Popullore Ukrainase (UNR), e drejtuar nga atamani Symon Petliura, pavarësisht luftës për Galicinë Lindore në periudhën 1918 – 1919. Në fakt, pak polakë mbanin pozicione kyçe në administratën dhe ushtrinë e UNR-së. Në prillin e 1920, Polonia dhe Ukraina lidhën një aleancë dhe nisën një ofensivë që çoi në marrjen e Kievit nga bolshevikët për një kohë të shkurtër. Bolshevikët reaguan duke lëvizur më thellë në terrotirin ukrainas dhe polak. Kur bolshevikët ju afruan Varshavës në gushtin e 1920, ku dështuan keqaz, ushtria polake kishte rreth 30000 ushtarë ukrainas në radhët e saj, rreth 10% të trupave të përgjithshme tokësore të saj. Asnjë vend tjetër përveç Ukrainës nuk e mbështeti pavarësinë e Polonisë në një masë të tillë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Fatkeqësisht, nuk ka njohje sa duhet të këtij fakti sot.

Një objektiv i madh
Për Intermariumin, marrëdhëniet e Polonisë me Lituaninë qenë vendimtare; pjesërisht pse aleanca polako – lituane do të siguronte provën e qartë e aftësisë së Varshavës për të bashkëpunuar me shtetet balltike dhe vendet e sapo shpallura të pavarura të Europës Lindore. Ndërkohë, mbijetesë e këtyre shteteve perceptohej si një parakusht për fuqizimin e pavarësisë polake. Siç e tha në mënyrë të paekuivok Tadeusz Hołóëka, diplomat dhe politikan polak i kohës: «Pavarësia e Polonisë nuk mund të imagjinohet pa pavarësinë e Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Finlandës, Ukrainës dhe Bjellorusisë. Pavarësia e Polonisë është një prej shfaqjeve të një procesi të thellë që po zhvillohet sot në Europë; që është çlirimi i kombeve nga burgosja politike. Nëqoftëse Polonia lihet vetëm, nëqoftëse shtetet e tjera që dalin nga kolapsi i Rusisë nuk ia dalin me sukses, atëhere do të kemi një të ardhme të trishtuar përpara vetes».
Akoma edhe më ambicioze ishte ideja e një integrimi rajonal të promovuar nga Włodzimierz Wakar, një komentator i shquar që shihte si një kërcënim të pavarësisë së Polonisë jo vetëm Rusinë, por edhe Gjermaninë. Në esenë e tij të titulluar «Idea Jagellone në kohën tonë», ai pretendonte se Intermariumi do të çonte në «krijimin e një bashkimi të madh kombesh të çliruara midis Gjermanisë dhe Rusisë, që do t’i ndalonin ato nga pushtime të ardhshme. Për pasojë, ata do zbuteshin për shekuj me radhë, do të duhej të moderonin oreksin e tyre dhe një paqe e drejtë do të sundonte mbi kombet; nga ne, rusët dhe gjermanët më së fundi do të mësonin të bënin një jetë të ndershme kombëtare. Ky është një objektiv i rëndësishëm për të cilin ia vlen të punohet». Wakar supozonte se një «politkë polake e ndershme, e drejtë dhe e lirë nga «sekretet dhe mashtrimet» do t’i inkurajonte shtetet e saposhpallura të pavarura, duke filluar me Letoninë, deri në Jugosllavi e Greqi, që të bashkoheshin». Për Wakar, sigurisht që Intermariumi ishte garancia më e madhe e pavarësisë së Polonisë, që qysh nga shekulli i XVIII-të ishte kërcënuar nga prania e Gjermanisë (më parë e Prusisë) dhe Rusisë.
Menjëherë pas fitimit të pavarësisë, Polonia propozoi krijimin e një Bashkimi Balltikas, që duhej të përbëhej nga Polonia, Estonia, Finlanda, Lituania dhe Letonia. Gjithashtu, Polonia luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë konferencave me këto shtete që shpesh u ndoqën edhe nga përfaqësues të Ukrainës dhe Bjellorusisë. Për shembull, gjatë një konference në Bulduria (afër Rigës) në gushtin e 1920, menjëherë pas fitores së Polonisë në betejën e Varshavës, u nënshkrua një pakt. Ai deklaronte se shtetet balltike do t’i zgjidhnin «probleme midis tyre me mjete paqësore dhe nuk do të bënin asnjë pakt kundër njëri tjetrit, nuk do të toleronin asnjë aktivitet ktë drejtuar kundër çdonjërës prej palëve në territorin e tyre, do të garantonin lirinë e pakicave etnike dhe bashkë do të konkludonin një konventë mbrojtëse ushtarake». Megjithatë, ky pakt nuk hyri në fuqi, pasi u pengua nga konflikti polako – lituan mbi Vilniusin.
Megjithatë, Polonia ndoqi iniciativa që shkonin përtej atyre diplomatike. Ajo krijoi bashkëpunim ushtarak me Estoninë, Finlandën dhe, sidomos, Letoninë. Në fillimet e 1920, trupat polake dhe lituane çliruan Latgale (një pjesë juglindore e Letonisë e banuar nga pakicë e madhe polake) nga kontrolli bolshevik. Ky rajon u bë pjesë e Letonisë.

Lidhje jugore
Ideja më ambicioze në politikën e jashtme midis luftërave të Polonisë qe një orvatje për ta realizuar Prometeizmin. Aseti më i madh në këtë aspekt qenë tatarët polako – lituanë – të njohur në shekullin e XIX-të nga të afërmit e tyre turkiçë si një burim frymëzimi për proceset e moderninizimit dhe shteformimit. Kjo tregon se koncepti i prometeizmit përfshinte një nocion lirie që ishte ngushtësisht i lidhur me programin e modernizimit social dhe ndërtimin e indentiteteve kombëtare moderne. Kështu që nuk është për t’u habitur që tatarët e ish Dukatit të Madh Lituan morën poste kyçe në qeverinë e Krimesë autonome.
Veç kësaj, në 1920 qeveria krimease në ekzil ju afrua Lidhjes së Kombeve për të vendosur një protektorat polak në Kirme. Pas marrjes bolshevike të Krimesë, tatarët lituanë shkuan në Azerbajxhan, e cila qe republika e parë shekullare demokratike që njihte ligjërisht barazinë e burrit dhe gruas. Ish Kryeministri i parë i Krimesë, Maciej Sulkieëicz (Suleyman Bej Sulkieëicz), u bë kreu i forcës ushtarake dhe e krijoi nga zero ushtrinë e Azerbajxhanit. Megjithatë, ai u vra më 1920 pas marrjes bolshevike të Azerbajxhanit.
Duke shikuar në marrëdhëniet e Polonisë me shtetet kaukaziane gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, ia vlen të kujtohet se shumë përfaqësues të elitës së tyre kishin studiuar në Poloni, ndërsa shumë polakë shkuan në Tbilisi apo Baku për punë. Teksa u vendosën atje, ata patën një impakt të madh në zhvillimin e të dy qyteteve. Nuk është për t’u habitur që Mahmud Rasulzade, babai i pavarësisë së Azerbajxhanit, kishte një mësues privat polak, ndërsa Noe Zhordania, homologu i tij gjeorgjian, u bë socialist gjatë studimeve të tij në Varshavë, ku vendosi kontakte me ndërtues të ardhshëm të Polonisë së pavarur. Prandaj nuk duhet të jetë e vështirë për t’u kuptuar se pse më 1918 parlamenti i Federatës së Kaukazit Jugor e ndryshoi emrin e tij në polonishten «Sejm».
Në pranverën e 1920 Polonia dërgoi një delegacion të madh në Gjeorgji dhe në Azerbajxhan. Në Tbilisi, diplomatët polakë propozuan një aleancë ushtarake. Ajo përfshinte planet për një mbështetje të përbashkët në fillimin e një kryengrijtje antibolshevike midis malsorëve myslimanë në Kaukazin Verior. Megjithatë, gjatë vizitës së delegacionit polak në Baku, ndodhi një invadim sovjetik dhe diplomatët polakë u arrestuan.
Gjithashtu, Polonia vendosi bashkëpunim me kozakët e Donit, Kubanit dhe Terekut që jetonin në afërsi të Kaukazit. Pas revolucionit bolshevik, ata dolën me idenë e ndërtimit të një shteti të përbashkët që do të ndahej me malësorët myslimanë nga Kaukazi Verior dhe kozakët nga Astrakhani, Uralet dhe Azia Qendrore. Këto aspirata qenë pjesërisht të lidhura me idenë emergjente se kozakët si komb duhej të ndaheshin nga Rusia. Edhe pse nuk u shfaq asnjë federatë e kozakëve dhe e kaukaziaonoveriorëve, në Poloni u krijuan njësi ushtarake kozake më 1920. Bashkë me trupat polake dhe ukrainase, ata luftuan kundër bolshevikëve. Gjithashtu, pati plane për të krijuar një njësi me malësorë kaukaziane për të luftuar me kozakët në forcat e armatosura polake.
Apogjeo i Prometeizmit polak qe mbështetja e Polonisë për forcat socialiste, jokomuniste dhe jomonarkiste brenda Rusisë. Më 1920 Piłsudski lidhi bashkëpunim me Boris Savinkov, një socialist revolucionar me rrënjë ruso – ukrainase. Si rezultat, u krijua në Poloni një ushtri ruse që do të luftonte kundër bolshevikëve. Edhe pse nuk arriti t’i bashkohej luftimeve përpara nënshkrimit të armëpushimit polako – bolshevik (rozejm) në tetorin e 1920, Polonia arriti që të stërvisë rreth 6000 ushtarë.

Më vjen keq, zotërinj
Midis viteve 1918 e 1921 Polonia mbrojti pavarësinë e saj dhe u bë shteti më i madh që doli në Europë pas Luftës së Parë Botërore. Traktati i paqes i Rigës, i nënshkruar në marsin e 1921 nga Polonia dhe Bashkimi Sovjetik, shënoi një dështim në orvatjet e saj për të ndërtuar një federatë polako – lituane që do ishte ngushtësisht e lidhur me Ukrainën, për të promovuar çlirimin e të gjitha kombeve joruse dhe ndërtuar një Intermarium. Paqja e Rigës nënkuptoi se Polonia e tërhoqi mbështetjen e saj për një Bjellorusi dhe Ukrainë të pavarur. Delegacionet e tyre nuk u lejuan që të marrin pjesë në negociatat e Rigës. Në shkëmbim, Varshava njohur republikat e reja sovjetike të Bjellorusisë dhe Ukrainës të krijuara nga bolshevikët. Në fakt, të dyja vendet qenë ndarë midis Polonisë dhe Rusisë bolshevike. Kjo situatë u perceptua si tradhëti nga shumë politikanë ukrainas dhe bjellorusë. Kjo qe politika e promovuar prej nacionaldemokratëve të udhëhequr nga Roman Dmoëski. Në atë kohë, ata u bënë forca më popullore politike në Poloni.
Për pasojë, Piłsudski mund t’u thoshte ushtarëve të tij ukrainas vetëm sa më poshtë: «Në vjen keq, zotërinj. Gjërat nuk u menduan se do të ishin kështu». Në kundërshtim me bindjet e Piłsudski, kjo histori rezultoi më shumë barrë sesa avantazh në marrëdhëniet e Polonisë me fqinjët lindorë të saj. Qysh nga fillimi i pavarësisë së Polonisë, Lituania refuzoi çdo lloj bashkimi me të. Në të njëjtën kohë, politikat e ashpra të Polonisë kundrejt Lituanisë, që përfshinë një tentativë grushti shteti dhe një sulm ndaj trojeve etnike lituane, ngjallën shqetësime midis shteteve të vogla balltike për sa i përket qëllimit të Varshavës. Shumë shpejt ata e interpretuan Intermariumin dhe federatën si një shprehje të aspiratave perandorake të Polonisë dhe një orvatje për ta imponuar dominimin e saj mbi ta. Rusia ia arriti që të përfundojë traktate të veçanta paqeje me të gjitha shtete balltike, përfshi një aleancë de facto me Lituaninë, duke e minuar kështu solidaritetin rajonal.
Fshatarët bjellorusë dhe ukrainas, që qenë një shumicë vendimtare e banorëve në Europën Lindore, nuk qenë të gatshëm që ta pranonin praninë e forcave ushtarake polake dhe një administratë të përkohshme civile në trojet e tyre. Ushtria polake haptazi mbështeste aristokracinë polake, që kishte latifonde të mëdha dhe e shpërfillte popullsinë jopolake në administratë. Situata e bëri shumë të vështirë për ta thyer kundërshtimin e fshatarëve ukrainas dhe bjellorusë ndaj idesë së një federate me Poloninë. Piłsudski dhe njerëzit nga rrethi i afërt i tij qenë të shqetësuar për situatën, por qenë të paaftë që ta mposhtnin kundërshtimin e fortë e nacionaldemokratëve të Dmowski.
Siç u tha më lartë, krijimi i një federate polako – lituane në aleancë me një Ukrainë të pavarur qe kushti bazë për implementimin e konceptit të Prometeizmit. Kjo është arsyeja se pse dështimi i të parës nuk lejoi suksesin e të dytës. Pavarësisht kësaj fiaskoje, politikat e Piłsudski patën pasoja pozitive afatgjata. Pa fitoren polake në luftën për pavarësi, ka mundësi e gjithë Europa Qendrore mund të ishte pushtuar shumë më përpara nga sovjetikët. Traktati i Rigës, bashkë me Traktatin e Versajës, vendosën një rend ndërkombëtar në Europë që u lejoi mjaft kombeve (polakëve, vendeve balltike, finlandezëve, pjesë të ukrainasve, etj.) të mbesnin jashtë sundimit sovjetik për thuajse 20 vjet. Kjo situatë kontribuoi ndjeshëm në fuqizimin e interesave të tyre kombëtare. Falë këtij fuqizimi, ata qenë në gjendje që t’i mbijetojnë agresionit apo dominimit sovjetik. Kurse sot i ndihmon ata që të kundërshtojnë politikën neoperandorake të Rusisë.
Siç deklarohet nga historiani polak Jerzy Borzęcki: «Edhe pse federalizmi polak nuk qe më popullori, ai e detyroi Moskën në aktivitete që synonin ruajtjen e iluzionit të pavarësisë bjelloruse dhe ukrainase. Si rezultat, ai kontribuoi në krijimin e Bashkimit Sovjetik si një federatë republikash, që përfshinte dy më të rëndësishmet pas Rusisë: Bjellorusinë dhe Ukrainën. Ia vlen të nënvizohet se në vitin 1922 Bashkimi Sovjetik shtoi një republikë tjetër : Republikën Socialiste Sovjetike Transkaukaziane (që përbëhej nga Armenia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani). Edhe pse shpesh vetëm nominalisht, natyra federale e Bashkimit Sovjetik ishte e ndryshme nga sistemi i centralizuar i Rusisë cariste dhe në vitin 1991, pas rënies së BRSS-së, u bë themeli për krijimin e mbi një dyzine shtetesh të reja të pavarura.
(nga New Eastern Europe)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakZëri i Amerikës jehonë protestës së opozitës: Largim i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetërKryekëshilltari ekonomik i CDU: Shqipëria me një qeveri pro-komuniste të Ramës