Nga Ermal Peçi
Benjamin Franklin një nga baballarët apo themeluesit e kombit Amerikan ka pasur shprehjen e tij lapidare, e cila merr vlerë në çdo situatë edhe në ditët e sotme. Njësoj si vera, ajo shprehje jep esencën e veprimit dhe çfarë rezultati do të ketë.
“Çdo gjë që fillon me urrjetje apo me inat përfundon me turp”, nuk e di si ndihet Gazment Bardhi sot, kur shikon veten e tij sesi i ulëriste dhe intimidonte dy zonjave të fisme si Flutura Açka dhe Merita Bakiu.
Para dy muajve në sallën e parlamentit, deputeti i PS-së i qarkut të Elbasanit, Florenc Spaho e vendosi në rreth Bardhin kur ju drejtua me fjalët “mos guxo të vish këtu, e di ti shumë mirë që nuk vjen dot deri këtu” dhe jo vetëm që Bardhi nuk vajti po as nuk guxoi t’i prekte mikrofonin, por i çirrej nga larg prej presionit psikologjik që përjetoi, por kjo shfaqje u pa edhe sot, ata të cilët silleshin para dy ditësh si bisha të plagosura para kolegëve të tyre demokratë me anëtarët e PS-së silleshin gjithë kujdes.
Nuk pamë asnjë shfaqje, e cila të kishte tensionin e ditës së mërkurë kur sulmoheshin me dhunë verbale, fizike dhe psikologjike dy zonja, të cilat jo vetëm janë të djathta, por përfaqësojnë më së miri mishërimin e ideologjisë së djathtë në karrierat e tyre personale dhe profesionale.
Si ndihet sot Bardhi kur dëgjon veten kur i drejtohej Flutra Açkës si fasadë e Çelës? Si ndihet sot Bardhi kur i thoshte Açkës se je bashkëpunëtore e Ramës dhe me gjuhë rruge i thoshte lëri këto përralla me tregime. E turpshme, e neveritshme që t’i drejtohesh një zonje si Flutura Açka me gjuhën e politikës 33-vjeçare, urrejtje e shpifje dhe akuza të pavërteta, kur zonja Açka me kontributin e saj i ka bërë vetëm mirë Shqipërisë qoftë me kolonën e nobelistëve që ka sjellë në shqip, por edhe me letërsinë e saj për të pasuruar shpirtërish një popull të vjedhur dhe të varfër.
Në qoftë se lëtërsia është emancipimin për shoqërinë, imitimi i gjuhës dhe simbolikës është mjeti i nënshtrimit që sot Bardhi ka të vetmen mënyrë për të treguar besueshmërinë e tij në “ballkonin e shpresës” që shikohet nga larg. Metamorfoza e Bardhit lidhet me shprehjen se “ai që kafshon dorën e atij që ushqen do të përfundojë duke lëpirë këpucën e atij që e godet”.
Kjo është ajo që po ndodh prej disa muajsh me Bardhin, po sulmon jo politikisht, por me një gjuhë urrejtje dhe vulgare njeriun, të cilin e mori nga rruga dhe e bëri këshilltar politik, ministër teknik dhe më pas sekretar të përgjithshën të PD-së.
Të gjitha këto poste të fituara pa garë dhe me emërim të Bashës pa votën e demokratëve të cilën ai e bërtetë në çdo studio me të madhe.
Bardhi sot i drejtohet Açkës e kujtdo që mbështet Bashën dhe Partinë Demokratike si pengje të Ramës dhe se janë zgjedhur aty me votat e demokratëve kur vetë Bardhi nuk është deputet në bazë të votave apo pëlqimit të demokratëve, sepse po mos të ishte për makinacionet e fushatës së Elbasanit ai nuk do të ishte as deputet sot që flasim, por kjo është fabula e Bardhit që tashmë ka zgjedhur të jetë marionetë Sali Berishës.
Marionetë e cila çdo veprim edhe sjelle politike i ka sytë nga ballkoni , me shpresën se ai po e shikon e do ta lëjë në krye të lëvizjes së vet./dritare.net