Me mijëra shqiptarë janë shpresëmbërthyer tek përgjigjja nëse kanë fituar apo jo Lotarinë Amerikane, shansin fatlum për të nisur në jetë të re në vendin e mundësive, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dje, ka dalë dhe lista e emrave fitues të Lotarisë Amerikane. Por si të shikoni listat? Te butoni CheckStatus ju duhet të vendosni kodin e dhënë pas aplikimit. Ambasada Amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) dhe nuk ka njoftim përmes e-mailit.
Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur?
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktiv në faqen e internetit të E-DV-së, www.dvlottery.-state.gov nga 2 maji 2017 deri më 30 shtator 2018. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.
Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem?
Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov, duke filluar nga 2 maji 2017 deri më 30 shtator 2018. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2017, është në dispozicion në internet nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017).
Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit
Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit EDV, që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike, duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj. Ambasadat dhe konsullatat e SHBA-ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit nuk mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.
A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë?
Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllime të tilla si programin e DV-2018. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju do të merrni e-mail komunikimi vetëm në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Këto e-maile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet e takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e të Regjistruarve për informacion të detajuar për çështjen tuaj. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqe të internetit të tjera (për shembull, me prapashtesat “Com”, “Org”, ose “Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit. Ju mund të merrni e-mail nga faqe interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë, t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes ambasadës amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që nuk ta shihni më atë. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit. Këto e-maile mashtruese mund të vijnë nga njerëz që pretendojnë se kanë lidhje me Qendrën Konsullore Kentucky apo me Departamentin e Shtetit. Mbani mend që Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nuk ka dërguar asnjëherë e-maile për të njoftuar aplikantët që ata janë përzgjedhur dhe që nuk ka në plan të përdorë e-mailin për këtë qëllim për programin DV-2018. Departamenti i Shtetit nuk do ju kërkojë të dërgoni para me postë apo me shërbime si “Western Union”.