Me taksat e tyre shqiptarët paguajnë korrupsionin e Ramës

Nga Albana VOKSHI

Fjala në Kuvend

Znj. Kryetare e Kuvendit
Të nderuar qytetarë

Dua ta nis fjalën timë me një ndjesë, edhe dje, në vend që të trajtonim hallet e problemet tuaja, ne u morëm me hallet tona duke I lënë fushë të lirë këtij Kryeministri që kqyr I kënaqur përtej gardhit të pushtetit që e vazhdon e ndan me klientë e oligarkë.

Edhe dje, nuk bëmë gjë tjetër vecse prodhuam për orë të tëra debate herë të sajuara e herë të sforcuara herë të planifikuara; furnizuam këdo me këto debate politike që mbushin kohën, mbase edhe mendjen për pak caste, por nuk mbushin dot barkun bosh të qindra mijë fëmijëve prindërit e të cilëve gdhien e ngrysen në mjerim e për më tepër edhe me borxhe edhe më të të rritura, edhe nga ky buxhet, edhe për breza të tjerë.

Të dashur qytetarë,

Sot, ne vazhdojmë të diskutojmë buxhetin e një qeverie pa asnjë kredo morale kundrejt qytetarëve që jua blen votën e më pas I braktis për 4 vjet.

Ndërkohë që Kryeministri rreshtonte dje arritjet “spektakolare” të qeverisë së tij, më vinin ndër mend diskutimet me orë të gjata të përfaqësuesve të shoqatave të të sëmurëve me diabet, talasemi, PAK, të verbërve, sindikatave të pacientëve, shoqatave të shëndetit, të grave e fëmijëve.

Të lodhur, të sëmurë, të nëpërkëmbur, të injoruar, të revoltuar se prej vitesh asgjë nuk ndryshon për ta, askush s’I dëgjon, askush nuk I shikon, askush as nuk denjon t’I përgjigjet kërkesave të tyre. Orë të tëra më qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre ligjore e kushtetuese që ju shkelen cdo ditë, që kërkonjë përkujdesje e përkushtim nga shteti, Kryeministri dhe Ministrja që nuk kanë vesh e sy për ta.

Ftoj Kryeministrin dhe Mininstren e shëndetësisë dhe Mirëqenies, të marrin pa kohë, të ulen e ta dëgjojnë atë seancë dëgjimore për të kuptuar sa larg realitetit është ky buxhet që ju na sillni sot që nuk akomodon as edhe një problem apo shqetësim të tyre.
Buxhet historik – tha Ministrja e Shëndetësisë, ndërkohë kemi nivelin më të ulët në rajon pranuar kjo nga Ministrja e Financave. PRa shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve nuk është prioritet për këtë Qeveri. Po ku shkojnë paratë e shëndetësisë?

Kryeministri dje gjatë prezantimit të buxhetit 2022, nuk foli për qytetarët, por mbrojti edhe një herë me passion koncesionet, klientët e përsëri oligarkët-sponsor të fushatave elektorale.

E mbani mend kur Edi Rama premtonte “shëndetësi falas??? Sot ai nuk flet më për të… ndërkohë sot, shqiptarët paguajnë 58% të shpenzimeve të tyre shëndetësore nga xhepi më të lartat në rajon (41% Serbia, 35% Maqedonia e Veriu, 29% Bosnja Herzegovina, mesatarja BE 15%).

Edi Rama premtoi shëndetësi falas por sot shpenzimet për frymë në shëndetësi janë më të ulëtat në rajon 116 Euro, ndërkohë që 187 Euro Maqedonia e Veriut, 248 Euro Serbia, 268 Bosnja Herzegovina).

Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por sot shqiptarët për të bërë një PET skaner duhet të shkojnë në Maqedoni, Greqi ose Itali

Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por sot shqiptarët duhet të kurohen në spitale private për cdo semundje të vështirë, madje edhe kur paguhet me paketat shtetërore.

Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por 380 mijë shqiptarë nuk përballojnë dot shpenzimet e kurat mjekësore.

Sic edhe Ministrja e shëndetësisë e pranoi në Komisioni nga 190 mijë qytetarë të prekur e që janë të regjistruar zyrtarisht (sepse numri real I të prekurve është shumë herë më I lartë) vetëm 7500 janë rimbusruar… të tjerët në mëshirë të fatit…

Nga rreth 1000$ që kushtonte mesatarisht një paketë kurimi për COVID19… vetëm 40$ janë rimbursuar… 960$ janë paguar nga xhepi i qytetarëve.

Sic INSTAT raporton në anketën e buxhetit të familjes, % e shpënzimeve të familjeve për shëndetin është rritur me 28 %.

Përfituesit e vetëm të shëndetësisë së Ramës janë koncesionarët: kostoja e shërbimeve që ofrojnë koncesionarët është disa herë më e lartë se kur këto shërbime ofroheshin nga shteti. Shihni abuzimin me koncesionin e check up: rreth 8.8 mln euro abuzim për analiza të pakryera sic KLSH raporton.

Shihni abuzimin me sterilizimit. Një shërbim që në shtet kushton 2.4 Euro, qeveria e paguan 200 euro ose më shumë.

400 mln EURO nga paratë ë shqiptarëve për 4 koncesione. Me paratë që i janë dhënë deri më tani mund të ishin ndërtuar 2 super spitale që mund të kishin siguruar jo vetëm decentralizim të shërbimit mjekësor dhe uljen e fluksit të QSUT por do sigurohej edhe shërbim publik falas për qytetarët.

E kur njerëzit harxhojnë dhjetëra mijë lekë për teste covid, analiza covid, Rama I jep para për teste apo shërbim të pakryer koncesionarit.

Një vjedhje e pastër e parave të publikut, shpërdorim skandaloz i parave që duhet të shkonin për shëndetësinë në një moment krize për të forcuar sektorin publik.

E pyeta shumë herë ministren të na informonte për numrin e mjekëve të larguar këto vite, por refuzoi ta bënte. PSE?? Sepse mjekët ikin cdo ditë!! Ikin për të mos u kthyer më!! Ikin më të mirët e më të talentuarit të cilët ne paskemi luksin t’i braktisim e t’i përbuzim ndërkohë që Gjermania e vende të tjera i mirëpret i repeskton e i trajton me dinjitetin që ju takon.

As buxheti 2022 nuk parashikon asnjë trajtim ndryshe për mjekët që cilët nuk u vlerësuan, respektuan, por u zhvlerësuan, denigruan, u braktisën, në betejën përballë virusit covid19. Buxheti 2022 ka zero politika për të mbajtur mjekët dhe infermierët.

Buxheti 2022, një dokument jo vetëm i hartuar mbrapsht për nga llogjika ekonomike por pikësëpari një projekt që do të thellojë edhe më shumë varfërinë dhe pesimizmin e shqiptarëve.
Vota e Grupit PArlamentar të PD shkon kundër këtij buxheti të propozuar pasi ai akomodon asnjë shqetësim apo problematikë të evidentuar nga Komisioni Europian, Banka Botërore, KLSH etj.

Vota jonë shkon kundër buxheti, sepse ky është buxheti i oligarkëve të koncesioneve të cilët prej vitesh kanë gjunjëzuar shtetin në funksion të pushtetit pa limit të oborrit ekzekutiv të Ramës ndërkohë që listat e familjeve në varfëri të plotë shtohet nga dita në ditë dhe mendohet që minimumi jetik ka prekur mbi 51% të familjeve shqiptare.

Fundi i vitit po afron dhe po kështu edhe festat. Për ju Qeveritarë ka festë por për shumicën e shqiptarëve jo, sepse tryezat janë më të varfëra e të zbrazëta se kurrë. Ky është ndër vitet më të ligështa në historinë e tranzicionit të gjatë shqiptar.

Të dashur qytetarë,
Kemi një problem të madh me këtë qeveri, sepse ju mashtrojnë e nuk japin as llogari, sepse i vjedhin zgjedhjet dhe e blejnë pushtetin, ndaj vijnë edhe me këtë buxhet.

Përsa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, do të kemi buxhete të tilla, ju do të jeni të pasigurtë, të përjashtuar nga përfitimet e ligjshme që ju takojnë prej sistemit. Shëndetësia do të jetë vetëm për pak njerëz që kanë mundësi të paguajnë.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, me taksat tuaja do të vazhdoni të paguani shtrenjtë korrupsionin dhe klientelizmin e kësaj qeverie të kapur në interesa të pista personale.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, me këto buxhete ai do të vazhdojë t’ju tallë, t’ju nëpërkëmbë, t’ju rrezikojë shëndetin tuaj dhe të njerëzve të dashur.

Përsa kohë ky njeri është kryeministër, nuk do t’ju lënë as ankoheni, sepse ai e ble pushtetin!

Është sfida më e madhe politike dhe morale e një Partie Demokratike më të fortë e më të bashkuar dhe e shoqërisë që të bëhemi bashkë për të nisur shërimin.

Ky është ilaçi që na duhet për të shpëtuar nga e keqja!

Ndaj vota e PD shkon KUNDëR këtij buxheti!

Exit mobile version