Me urdhër të Ramës e Veliajt policia dhunon pronarët, Vokshi: Bizneset po trajtohen si kriminelë, ndërsa kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri

Pronarët e disa bizneseve në zonën e 21 Dhjetorit, pranë fakultetit të “Inxhinierisë së Ndërtimit”, kanë ngritur mëngjesin e sotëm shqetësimin e tyre se policia bashkiake po i nxjerr në mënyrë të kundráligjshme nga ambientet e aktivitetit të tyre ekonomik.

Në deklaratat e bëra në media ata kërkojnë më shumë kohë nga organet ligjzbatuese, kohë kjo gjatë të cilës mund të bëjnë zhvendosjen e pajisjeve të biznesit pa u démtuar në një ambient tjetër.

Efektivët e Policisë Bashkiake të mbështetur dhe nga Policia e Shtetit kanë shoqëruar në Komisariat disa nga protestuesit të cilët kërkonin më shumë kohë për të bërë të mundur lirimin e ambienteve të marra me qira.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila ndoqi nga afër ngjarjen shprehet se, bizneset po trajtohen si kriminelë, ndërsa kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri.

Vokshi shkruan në reagimin e saj se, me urdhër të Ramës dhe Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese të ndershme që punësojnë 120 kryefamiljarë.

Reagimi i plotë i ish-deputetes Vokshi

KUR QYTETARI TRAJTOHET SI #KRIMINEL NGA SHTETI, DHE #KRIMINELI BËN LIGJIN NË RRUGË E QEVERI

Me urdhër të Ramës dhe Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese të ndershme që punësojnë 120 kryefamiljarë.

Biznesi e ndershëm, që paguan taksat rregullisht trajtohet si kriminel nga policia, ndërkohë që kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri.

Ajo çka bizneset kërkojnë është vetëm pak ditë kohë për transferimin e investimit të bërë pa dhimbje e pa dëmtime.

Pas #25prillit çdo dhunues dhe shkelës i të drejtave të qytetarëve shqiptarë do shkojë para drejtësisë.

policia 1 780x405 1

1 23

2 19

Artikulli paraprakSupervjedhja me Rrugën Korçë-Ersekë, Minarolli: SPAK të nisë hetimin. Miku i Ramës ishte fitues i paracaktuar. Faktet janë aty!
Artikulli tjetërBanorët e Kaninës padisin deputetin mik të Ramës: “Ka grabitur 120 ha tokë”