Meçorapaj: Jeta e prindërve dhe gjyshërve të lënë në harresë vlen më shumë se show i kryeministrit

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka publikaur një video ku dy nëna të braktisura nga Qeveria i kërkojnë ndihmë Ramës pasi nuk kanë asnjë mundësi jetese.

“Jeta e prindërve dhe gjyshërve të lënë në harresë, vlen më shumë se shoë i kryeministrit”, shkruan ish-deputetja e Vlorës.

Reagimi i plotë i ish-deputetes Meçorapaj

Të moshuarit e lënë në mëshirë të fatit janë pasqyra e qeverisë dhe e propagandës së dalë boje të Edi Ramës. Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë nevojë për përkujdesje reale, jo për fotografi apo video që ushqejnë propagandën e Ramës.

Si dy nënat e moshuara, të braktisura në ditën më të keqe, janë me mijëra në të gjithë Shqipërinë. Jeta e tyre vlen më shumë se shoë i kryeministrit.

Exit mobile version