Media e madhe britanike i ka kushtuar një shkrim të plotë operacionit të përpara dy ditëve në Shqipëri gjatë të cilit u godit një organizatë e cila trafikonte armë zjarri dhe municion drejt Britanisë së Madhe.
Operacion policor i pagëzuar ‘Inkorporimi’, u krye në bashkëpunim mes SPAK, BKH dhe autoriteteve britanike.
Në shkrimin e Dayli Mail thuhet se që në muajin maj me indicie nga gjyqi që zhvilloi Sali Berisha në Londër kundër Nongratës Britanike, policia dhe prokuroria shqiptare ka punuar së bashku me Agjencinë e Krimit Kombëtarë të Mbretërisë së Bashkuar, për të luftuar krimin e organizuar në Ballkan e Shqipëri dhe veçanërisht në rajonin e Tropojës.
“Policia shqiptare ka punuar me agjencinë e krimit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar krimin në rajonin e Tropojës në veri të Shqipërisë.
Kjo vjen pasi zyrtarët në Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme filluan së bashku ‘Crime State Nexus’ për të synuar kriminelët e organizuar nga Ballkani në maj.
Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë në lidhje me një betejë ligjore mbi një vendim për të ndaluar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha nga MB.
Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë duke qenë ‘shumë të përhapura në krimin e rëndë dhe të organizuar’ nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, kontrabandën e njerëzve dhe trafikimin e seksit”, shkruan Daily Mail./*Përktheu në shqip Alfapress.al
Linku i lajmit në Daily Mail: https://www.dailymail.co.uk/news/article-13704397/Terrifying-arsenal-firearms-destined-Albanian-gangs-waging-turf-wars-Britain-seized-dramatic-police-operation-haul-including-Glock-pistol-Kalashnikov-assault-rifle.html