Mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri është arrestuar një person i shpallur në kërkim për trafikimin e 2 tonëve marijuanë përmes detit.
Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri trafikanti i kërkuar i drogës Armano Elezi.
Prokuroria e Pesaros e kishte shpallur person në kërkim ndërkombëar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Armano Elezi mundi t’i shpëtoj ndjekjes së policisë italiane pëgjatë një operacioni antidrogë ekzekutuar më 2016 në komunën e Fanos në provincën e Pesaros ku u arrestuan 5 trafikantë të tjerë shqiptarë të cilët sapo kishin trafikuar rreth 2 tonë marijuanë përmes detit. Armano Elezi i kishte shpëtuar arrestimit duke përfotuar nga errësira e natës.
I arrestuari pritet të ekstradohet së shpejti drejt Italisë ku do të gjykohet nga drejtësia italiane shkruajnë mediat italiane ndërkohë që policia shqiptare thuhet se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë arrestim.