Media italiane: Zgjedhje mes drogës, dhunës dhe krizës institucionale, vendi është përthithur në një spirale ferri!

Zgjedhjet vendore mbahen këtë të diel në “vendin e shqiponjave”. Mes drogës, dhunës dhe krizës institucionale, vendi i vogël ballkanik është përthithur në një spirale ferri.

NGA KORRESPONDENTI NË ROMË

Kjo e diel, 30 qershor do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë. Në zemër të “barutit” ballkanik, banorët ftohen të votojnë për të zgjedhur Kryetarët e rinj të Bashkive. Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe opozita e djathtë bojkotojnë këto zgjedhje të kërkuara nga Kryeministri socialist, Edi Rama. Motivi i bojkotit : përgjime telefonike në të cilat Kryeministri bisedon me një trafikant të njohur droge dhe që konfirmojnë akuzat për korrupsion që i adresohen prej muajsh.

Një konflikt institucional në zemër të Europës – vendi i “shqiponjave” ka paraqitur kandidaturën e saj në BE – që rikujton atë në Venezuela. Ndërkohë që incidentet e dhunshme shtohen gjatë javëve të fundit, kancelaritë druajnë që dita e votimit të kthehet në një luftë civile.

“Kanabistan” europian

roga dhe politika shkojnë së bashku në Shqipëri prej kohësh. Diktatori Enver Hoxha kishte të mbjellat e tij me kanabis që i çonte drejt Italisë. Me vdekjen e tij në 1985, Sigurimi, Stasi shqiptar, morri radhën. Por është duke filluar 2005, në një kohë që partia demokratike (e djathta) është në pushtet, që shërbimet anti-drogë europiane zbulojnë fshatin e Lazaratit, në jug të vendit. Fshatarët atje mbillnin 5.000 hektarë kanabis që prodhonin 900 ton drogë. Një skandal i denoncuar nga socialistët që morrën pushtetin në vitin 2013. Një vit më pas, 800 ushtarë të trupës së elitës rrethojnë këtë zonë të lirë dhe lufta zgjat dy ditë. Një qind ton kanabis sekuestrohen.

Shkelmimi i folesë në fakt veçse i shtriu më tej të mbjellat, këtë rradhë me bekimin e socialistëve të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Sekuestrimet rriten. Në 2016, “Guarda di financa” italiane që realizon fluturime të vendit, vlerëson që 15.8% të territorit shqiptar i dedikohet kulturës së kanabisit, dhe që vendi prodhon 9.300 ton hashash, që importohen në të gjithë Europën, çka përfaqëson mbi 10% të PBB së vendit. Turistët përfundojnë pa dashje në të mbjella me drogë që nuk kanë fund. Shqipëria është bërë një narko-shtet, “kanabistan-i” i Europës.

Banane dhe kokaine kolumbiane
Duke filluar 2017, fotot ajrore detektojnë më pak të mbjella. “Por sekuestrimet rriten”, deklaron komisar Leggeri, komandat i forcave të policisë në jug të Italisë. “Gjeni gabimin.” Gabimi është përparimi teknologjik. Trafikantët kanë mësuar të kultivojnë së brendshmi, në uzina të braktisura osë në tunele ushtarake. Ata kanë bërë një kërcim në cilësi gjithashtu duke investuar paratë e kanabisit në kokainën kolumbiane.

Në 28 shkurt 2018, 613 kg pluhur i bardhë zbulohen në një ngarkesë bananesh. Trafikanti, Arbër Cekaj, kishte sjellë 97 kargo me banane gjatë dy viteve të fundit, duke rritur me 10 herë importin e këtij fruti nga Kolumbi. Tashmë rrjetet shqiptare të vendosura në Amerikën e jugut bëjnë grosistin dhe negociojnë ngarkesat e kokainës që po përmbytin Europën.

Pwrfshirja e socialistëve në pushtet është i qartë. Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, do të gjykohet në korrik për trafik droge. Vëllai i pasuesit të tij, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali për trafik kokaine. Qindra përgjegjës policie, të ushtrisë apo dhe gjyqtarë, janë të kompromentuar. Deri në Kryeministrin personalisht.

“Ky votim nuk është kushtetues”
Lulzim Basha është lideri i Partisë Demokratike, grupimi i opozitës ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Përse i bojkotoni ju zgjedhjet e të dielës?
“Nuk ka zgjedhje të dielën. Ky votim nuk është kushtetues, Presidenti i Republikës e ka deklaruar ilegal dhe vetëm ai mund t’i thërrasë ato. Në 31 bashki nga 61, nuk do të ketë kandidat të opozitës, dhe në 30 bashkitë e tjera, opozita përfaqësohet nga një parti fasadë që qeveria e themeloi në një natë. Socialistët i manipuluan votimet e 2015 dhe të 2017 me bashkëpunimin e krimit të organizuar dhe të narko-trafikantëve. Ne e dimë këtë gjë dhe ne kemi provat.”.

Në të shkuarën dhe partia juaj është akuzuar për kompromis me trafikantët e drogës dhe, ju gjithashtu, jeni nën hetim për pastrim parash. E gjithë politika shqiptare është e korruptuar?

“Për të më kompromentuar, kanë fabrikuar prej dy vitesh akuza të rreme. Kam bashkëpunuar plotësisht me drejtësinë. Ata nuk kanë asgjë. Lufta kundër drogës është një prioritet për Partinë Demokratike. Kur ne ishim në pushtet, policia italiane, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Komuniteti europian e kanë konfirmuar këtë gjë. Ndërkohë që sot, Shqipëria është eksportuesi i parë i kanabisit në Europë. Krimi i organizuar i përdor këto fitime për të paguar politikanë dhe për të investuar në kokainë dhe në heroinë. Në Londër, Roterdam, Hamburg, trafikantët shqiptarë drejtojnë trafikun. Kryeministri është një delinkuent politik, një gënjeshtar i përfshirë në trafikun e drogës.”

A ka një zgjidhje paqësoje për të dalë nga kriza politike?
“Duhet të respektohen vlerat evropiane dhe të zhvillohen zgjedhje të lira (shënim i gazetës : Shqipëria është kandidate për të hyrë në BE). Këto zgjedhje nuk mund të zhvillohen me një Kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet në 2015 dhe në 2017. Largimi i Edi Ramës është një kusht sine qua non. Dhe të gjithë kriminelët dhe politikanët e korruptuar të denoncuar nga antimafia duhet të gjykohen. Këto janë dy kushtet e opozitës. Por ne jemi kundër dhunës”.

Artikulli paraprakReagon PD: Sulme kibernetike ndaj Syri.net me urdhër të Ramës për t’i mbyllur gojën medias kritike
Artikulli tjetërTërhiqen komisionerët në Mallakastër, nuk shpërndahet baza materiale