Media në Francë kritikon heshtjen e Brukselit: Rama, i lidhur me krimin dhe i korruptuar

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-12-07 11:39:55Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Jo vetëm këto ditë kur në Paris po protestohet ashpërsisht, por vazhdimisht Franca ka shërbyer si një shembull ku drejtohen sytë e botës. Edhe shqiptarët e kanë krahasuar jo pak herë situatën në Shqipëri me atë që ndodh në Francë. Por çfarë shkruajnë mediat e këtij vendi? Courrier International, fjala bie, habitet që Brukseli po tregohet shurdh ndaj Pranverës Ballkanike. Kurse radio publike, RFI, ka publikuar reportazhin e mëposhtëm nga Tirana:
Një tjetër protestë e opozitës u organizuar të shtunën në një atmosferë të tensionuar në Tiranë. Teksa zgjedhjet lokale të rëndësishme po afrohen, kryeministri socialist përballet më një valë protestash, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Rreth 10 mijë persona iu përgjigjën thirrjes së partive opozitare për të protestuar të shtunën më 16 mars në Tiranë. Ata kërkojnë largimin e shefit aktual të qeverisë socialdemokrate, Edi Rama. Me thirrjet “Rama ik” dhe me pankarta me karikatura të Ramës si “Maduro i Ballkanit”, një turmë shumë mashkullore u mblodh për disa orë përpara selisë së qeverisë, në bulevardin kryesor të kryeqytetit.
Në vigjilje të protestës, ambasada amerikane dhe përfaqësia e BE në Tiranë i bënë thirrje opozitës që të shmangë dhunën dhe të preferojë dialogun. Por të shtunën, atmosfera ishte konsiderueshëm e tensionuar me liderin e opozitës që i udhëhoqi protestuesit përpara Kuvendit. Aty u regjistruan përplasje me forcat e sigurisë pasi një grup i vogël protestuesish tentuan që të hyjnë në parlament duke hedhur gurë. Disa persona u plagosën, përfshi edhe tre nga ana e policisë. Qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunë.

Dialogu politik në ‘pikën e vdekjes’
Lideri i Partisë Demokratike (e djathta), Lulzim Basha foli për një ‘ditë historike’ duke i quajtur protestuesit ‘misionarë të demokracisë dhe lirisë’. Ai shpalli vazhdimin e lëvizjes dhe kërkoi nga SHBA dhe BE që të ‘dëgjojnë zërin e njerëzve dhe qytetarëve të lirë të Shqipërisë’. Teksa udhëtonte për në qendër të vendit, kryeministri Edi Rama sërish hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes. Sipas tij, këto ngjarje po dëmtojnë jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Protesta e së shtunës ishte e dyta protestë e shkallës së madhe që organizohet nga opozita pas asaj të 16 shkurtit 2019. Politikanët e opozitës më pas vendosën të heqin dorë nga mandati parlamentar dhe të bojkotojnë punimet e Kuvendit.
Teksa po afrohen zgjedhjet e rëndësishme lokale, të planifikuara për 30 qershor 2019, opozita vazhdon të insistojë se ndikimi i krimit të organizuar dhe rreziku i blerjes së votave nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo mbështetet veçanërisht tek një investigim i Zërit të Amerikës, i publikuar në fund të janarit, lidhur me zgjedhjet legjislative të vitit 2017, ku Partia Socialiste mori një shumicë absolute.
Klientelizmi dhe ikja e trurit
I zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 me një program për të luftuar korrupsionin dhe për të reduktuar pabarazitë, Edi Rama u rizgjodh me shumicë absolute në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në qershor të viit 2017. Megjithë rritjen ekonomike prej 4 përqindësh dhe një reformë ambicioze në drejtësi, vendi përballet me probleme të rëndësishme social-ekonomike, të favorizuara dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm dhe krimi i organizuar. Disa nga zgjedhjet ekonomike të qeverisë, përfshi Partneritetin Publik-Privat, janë kritikuar nga FMN-ja.

Skandalet e shumta që përfshijnë zyrtarë të shumicës socialiste kanë nxitur polemika gjatë muajve të fundit. Ish-ministri i Brendshëm, në detyrë nga shtatori 2013 deri në mars të vitit 2017, aktualisht është nën hetim për trafik droge. Në renditjen më të fundit të Transparency International, Shqipëria bëri regres duke u renditur në vendin e 99-të dhe tani është një nga tre nxënësit më të këqinj europianë.
Dhjetorin e shkuar, studentët dolën masivisht në rrugë kundër kostove të tarifave të shkollimit në universitet dhe kundër një sistemi unversitar që prej tyre vlerësohet si klientelist. Edi Rama u detyrua më pas të riformatojë ekipin qeveritar me më shumë se gjysmën. Për më tepër, shuma e pagave në vend nuk e bën rininë shqiptare të ëndërrojë. Paga mesatare është rreth 330 euro dhe paga minimale mezi i tejkalon 200 euro.
Kjo pakënaqësi sociale reflektohet kryesisht tek emigrimi: në vitet e fundit vendi po përballet me eksod të ri të popullsisë që po prek të gjitha kategoristë sociale. Mes vitit 2011 dhe 2017, pothuajse 12 përqind e popullsisë u larguan nga vendi dhe sipas Eurostat, shqiptarët depozituan më shumë se 19 mijë kërkesa për azil në një vend të BE në vitin 2018. Ky eksod ndikon në veçanti në sistemin shëndetësor: disa spitale në vend po raportojnë mungesa të stafit.
Shqipëria ka qenë zyrtarisht vend kandidat për në Bashkimin Europian që prej vitit 2014. Krerët e qeverive europiane do të votojnë në qershor për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë. Vitin e shkuar, Komisioni Europian dha një vendim të rekomanduar.

Exit mobile version