Media turke: Mafia u përfshi në transferimin e Muriqit tek Lazio

Media e njohur turke, Fanatik raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po hetohet nga zyret e prokurorit për lidhjet e tij me mafian. Kjo media raporton se ka zbuluar parregullsi në transferin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi nga Fenerbahce te Lazio sezonin e kaluar.

Është pohuar se ka 3 ndërmjetës të ndryshëm në transferimin e sulmuesit të Kosovës në Lazio, dhe se këta ndërmjetës kanë lidhje me Igli Taren dhe presidentin e klubit, Claudio Lotito.

“Futbolli evropian, marrëdhëniet “e ndyra” të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare me grupet mafioze italiane dhe shqiptare dhe ndërmjetësit e paligjshëm që u shfaqën në transferimin e Vedat Muriqit” – shkruhet në arikulline kësaj medie.

Doli që kompania Top Bast, e cila operon në Shqipëri dhe në pronësi të Igli Tares dhe vëllait të tij Genti Tares, ishte përfshirë në marrëveshjen e bërë nga grupet italiane.

Sidoqoftë, mafia italiane dhe vëllezërit Tare ndaluan investigimet për shkak të taksave të vendosura në Shqipëri. Për këtë arsye, vëllezërit Tare u përjashtuan nga hetimi, por dokumentet në lidhje me hetimin u dërguan në Federatën Italiane të Futbollit.

Igli Tare u përjashtua nga hetimi, duke deklaruar se ai nuk kishte asnjë lidhje me incidentin dhe po përpiqej të diskreditohej. Gjatë hetimit u zbuluan parregullsi në transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce në Lazio në fillim të edicionit të kaluar.

Është konfirmuar se në transferimin e Muriqit te Lazio për 17.3 milionë euro, tre ndërmjetës si dhe menaxheri dhe avokatët e sulmuesit të Kosovës, morën komisione.

Exit mobile version