Mediat amerikane jehonë letrës së senatorëve drejtuar Tillersonit

Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” i ka bërë jehonë letrës së 6 senatorëve amerikanë dërguar sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, të cilët shprehin shqetësimin për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri. “Fox News” ka pasqyruar letrën e 6 senatorëve, ku shkruajnë gjithashtu se miliarderi amerikan George Soros, përmes shoqatave të tij po ndikon në politikën e Shqipërisë, por dhe në atë të Maqedonisë.
“Duke vënë në dukje jo vetëm situatën në Maqedoni, të cilën ata e përshkruajnë ‘si një aktivitet alarmant në këtë rajon të paqëndrueshëm’, ata vënë theksin edhe për gjendjen në Shqipëri”, raporton televizioni amerikan. Gjashtë senatorët e njohur amerikanë, në pjesën për Shqipërinë në letrën e tyre, shkruajnë: ‘Politikanë të nderuar nga Shqipëria kanë deklaruar se diplomatë amerikanë dhe organizata të Soros ndikojnë në çështje të caktuara politike në vendin e tyre. Veprime të tilla me efekte destabilizuese në një vend të NATO-s janë të qarta dhe përbëjnë kërcënim për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke pasur parasysh se Shqipëria këtë vit mban zgjedhjet parlamentare’”.

Artikulli paraprakEuropol: Shqipëria vendi i parë që furnizon Europën me drogë
Artikulli tjetërTusk reagon pas senatorëve: Përpjekje për destabilizim në Ballkan