Mediat austriake: Teuta nën hetim

Mediat austriake njoftojnë për një hetim të nisur nga organet vendase në lidhje me Teutën. Siç bën të ditur portali “News.at”, ndaj klubit durrsak është hapur një hetim në lidhje me dyshim të trukimit të ndeshjeve. Vëmendjen e autoriteteve vendase e ka tërhequr miqësorja e luajtur pikërisht gjatë fazës përgatitore të Teutës në Alpet austriake, ku skuadra shqiptare u mund me rezultatin 7-2 nga Austria e Vjenës, çka ka bërë të lindin dyshimet për një rezultat të fiksuar.
Mediat austriake që përcjellin edhe konfirmimin e Ministrisë së Brendshme atje për nisjen e një hetimi, madje bëjnë të ditur se policia federale austriake për këtë çështje ka zbarkuar dhe në hotelin ku qëndronte e akomoduar skuadra shqiptare në Austri me Prokurorinë e Salzburgut që kanë ushtruar një kontroll, duke marrë madje dhe telefonat e zyrtarëve dhe stafit teknik në kërkim të provave që mund të implikojnë skuadrën shqiptare në trukimin e ndeshjeve, të dhëna këto që janë duke u analizuar në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar.

Artikulli paraprakAustria, rivali i Kukësit në Europë
Artikulli tjetërZyrihu pret Sadikun të hënën në stërvitje