Protesta e sotme e opozitës dhe zhvillimet në Tiranë po ndiqen më vëmendje nga mediat ndërkombëtarë.
Rrjete prestigjioze televizive, si dhe agjenci ndërkombëtarë te lajmeve, kanë dërguar sot në Tiranë ekipe xhirimi dhe të dërguar special për të mbuluar protestën para godinës së Kryeministrisë.
Veç korrespodentëve që disa agjenci kanë në Tiranë, redaksitë respektive e kanë vlerësuar të nevojshme që në Shqipëri të kenë dhe grupe gazetarësh për të ndjekur zhvillimet.
Një interes i tillë i mediave ndërkombëtare që mbulojnë ngjarje në zonat më të nxehta të globit është i pazakontë për një vend si Shqipëria.
Duket se informacionet që vijnë nga agjencitë e specializuara për rajonin, kanë parashikuar zhvillime interesante për situatën në Shqipëri dhe sidomos protestën e paralajmëruar sot nga opozitë në Tiranë.
Për opozitën, prania e ekipeve të xhirimit të stacioneve më të mëdha mediatike në botë është një mundësi më shumë për të shfaqur problemet që ka sot Shqipëria me keqqeverisjen.
Protestat e fundit të opozitës janë ndjekur me interes nga media ndërkombëtare: Fox News, BBC, Euro News, ZDF, Daliy Mail, New York Times dhe shumë e shumë të tjera.