Mediat britanike: Në Shqipëri, të gjithë duan të ikin

Një reportazh i gazetës britanike “Express.co.uk” ka treguar anën më të errët të Shqipërisë, duke treguar arsyet pse shqiptarët duan të ikin të gjithë, ku 26 mijë janë vetëm në Britaninë e Madhe. Shqipëria pritet t’i bashkohet Bashkimit Evropian pas negociatave prej vitesh. Por mesa duket varfëria ka sunduar mbi komunitet. Në zonën e lumit të Lanës, që përshkon kryeqytetin, jetojnë 300 familje të komunitetit rom nëpër kasolle. Disa familje të tjera paguhen minimalisht, shumë e cila mund të jetë më pak se 6 mijë lekë në muaj. Fëmijët e tyre janë të detyruar të lypin para në disa zona, ndërsa disa të tjerë janë të punësuar nëpër miniera. Hajdar Toluli ka tre fëmijë për të ushqyer dhe nuk mund të gjejë një punë. Ai tha: “Zona përreth lumit është zona më e keqe e Shqipërisë. Aty ndodhen rreth 300 familje rome. Shtëpitë u përmbytëm këtë vit dhe qeveria nuk bëri asgjë për familjet. Qeveria duhet të na sigurojë punë të gjithëve. Ne thjesht duam të punojmë dhe vetëm kaq. Me këtë qeveri ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të bëjmë një jetë të mirë”. Ndërkohë, sekretarja e Parlamentit anglez, Theresa May, ka paralajmëruar për moslënien e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë t’i bashkohen BE-së, duke thënë se: “Ata janë vende me popullsi të varfër dhe probleme serioze, me krim të organizuar, korrupsion dhe ndonjëherë edhe terrorizëm”.

Exit mobile version