Mediat e blera nga Rama, mundohen të manipulojnë me pjesëmarrjen

Protesta e djeshme tregoi dhe një herë se media është vënë kokë e këmbë në shërbim të oligarkisë. Një lajm që u fabrikua dje ishte dhe mugesa e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”. Disa filmime të bëra nga lart me dron një orë para manifestimit, u shitën si pamje direkte nga protesta. Karlo Bolino me “Report Tv”, por edhe “Tv Klan” apo “News 24” ishin autorët dhe shpërndarësit e këtij lajmi sa qesharak aq dhe dashakeq. Në fakt, në terren ishin kamerat live dhe shihej se sheshi ishte mbushur plot e përplot. Për një njeri që ka shëtitur në Sheshin “Skëndebej” e di shumë mirë distancën nga Kryeministria deri tek busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej. Një distancë e përafërt me 500 metra gjatësi dhe gati 50 metra gjatësi e gjithë sipërfaqja ishte mbushur plot, dhe ata që ishin dje pjesëmarrës atje e panë mirë. Këtij lajmi iu bashkangjit dhe Edi Rama, duke mos pasur argument tjetër për mosprezencën e tij. Pas përfundimit të protestës ai shfaqej si trim, në postimet e tij, por pa pasur trimërinë t’i përgjigjej qytetarëve që i kërkonin llogari pse ishte fshehur maleve të Vlorës.

Exit mobile version