Tirana është kthyer mbrëmjen e sotme në epiqendër të medieve botërore.
Nga vendet fqinje e deri në SHBA, mediat kanë raportuar se Tirana sot është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit.
Sipas medieve botërore, Tirana sot është kthyer në epiqendër të zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.
Pas Euronews, VOA, DW dhe Washington Post, edhe gjigandi amerikan Fox News i bën jehonë asaj çfa po ndodh bnë Shqipëri.
Ja çfarë shkruan Fox News
“Partitë e opozitës shqiptare kanë thirrur protestën e rradhës në kryeqytetin Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe lejimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur flakadanë dhe shashka drejt policisë dhe selisë së qeverisë.
Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj.
Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.
Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik”, duke kërkuar një Kabinet tranzitor pa Rama dhe duke kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.