Shkrimi në breitbart news, i cili fliste për mbështetjen që ambasada amerikane i ka dhënë kreut të opozitës Lulzim Basha, duket se ka tërbuar Edi Ramën, i cili ka angazhuar mediat pranë tij, për të sulmuar sitin, i cili njihet për afërsinë me presidentin Trump. Janë të njëjtat media, të cilat paguhen nga qeveria për të shpërndarë gjithfarë lloj lajmesh, për parajsën që po ndërton Edi Rama, dhe janë të njëjtit që përdoren prej atij për të shpërndarë shashkat kundër opozitës. Por shkrimi i bretbart news, ku kryeredaktori ishte Steve Bannon këshilltari kryesor i zotit Trump duket se ka kaluar çdo parashikim. Duke parë se injorimi i këtij lajmi nuk do u bënte punë, kanë kaluar në sulme pa fund, duke e konsideruar si ultrakonservator, racist, të ngjashëm me ku klus klanin e të tjera si këto. Janë pikërisht kori i atyre mediave që kur flet një pensionist i Evropës, vihen në rresht për ta cituar kush e kush më parë, si një mbështetje për Edi Ramën. Natyrisht në krye të tyre qëndrojnë Karlo Bolino dhe Mero Baze, të njohur tashmë si sekserët kryesorë të qeverisë, dhe shpërndarësit e çdo lloj helmi që infekton shoqërinë shqiptare. “Top Channel”, i cili së fundmi ka zaptuar dhe administratën ka preferuar të mos e japë fare, megjithëse ishte ai që në gushtin e shkuar i frynte më shumë trumpetës të politikës anti Trump të financuar nga qeveria, por dhe nga qarqet e errëta mbështetëse të saj. “Portali Breitbart.com, konsiderohet si një media ultra e djathtë, raciste, anti-semite, dhe pro nacionalistëve të bardhë. Në më shumë se një rast, gjatë kohës që drejtohej nga këshilltari aktual i Trump, Stephen Bannon, Breitbart.com ka botuar tekste kundër myslimanëve e hebrenjve”, thotë Karlo Bolino, i cili ska nevojë të prezantohet më shumë se kush është. Në të njëjtën linjë qëndron dhe Mero Baze, i cili kërkon të bëjë një paralelizëm mes historisë së shefit të tij me Bilal Shehun dhe pjesëmarrjen e Bashës në darkën me senatorë dhe kongresmenë. Duke aluduar për lobime greke, akuza që synojnë të godasin kongresmenin Dana Rohrabacher, njeriun që inicioi hetimet kundër Edi Ramës, për shkelje të ligjit federal. Në lojë janë futur dhe mediat që financion Erion Velia, si fjala vjen një site me emrin Tirana Post, që politikën globale kërkon ta bëjë një analiste që deri dje shfaqej si analiste e lojës së personave në Big Brother. Po ashtu, një tjetër site kërkonte të gjente gjilpërën në kashtë, medemek duke vënë në dyshim seriozitetin e Sitit. Një skemë e mirëmenduar, një skaljon i tërë shërbyesish që shkrimi i breitbartneës, me deklaratat e senatorëve aty i gjeti të papërgatitur. Pra, shkrimin e portalit që i solli fitoren zotit Trump, dhe seriozitetin e tij mbetet ta gjykojnë njerëz si Mero Baze dhe Karlo Bolino, që nuk hezituan dhe nuk hezitojnë të fshehin lajme të vdekjes së adoleshentëve të landfille, madje shkojnë deri aty sa të sulmojnë dhe viktimat e korrupsionit. Natyrisht situata nuk është aq e thjeshtë, dhe ata e dinë fort mirë. Jehona e deklaratave anti Trump prej një deliranti Kryeministër të një vendi të vogël, habitën botën mbarë në CNN. Zhurma e tyre nuk është daravitur ende dhe me gjasë nuk do daravitet deri sa të ikë nga pushteti. Fakti që shkrimi botohet në median e këshilltarit të Trump është një goditje tjetër akoma më e rëndë. Edi Rama akoma se ka marrë veten nga drama e dhjetorit të shkuar, ku administrata e presidentit të Amerikës ia përplasi derën në fytyrë. Sot i çoroditur, ai kërkon ta kthejë në të kundërt çdo zë që vjen nga përtej Atlantikut në mbështetje të opozitës. Kjo ka bërë që të alarmohen dhe zagarët e tij mediatikë, për të cilët humbja e pushtetit të Ramës, do të thotë humbje e privilegjeve të tyre. Humbje e sekserllëqeve tek fshatrat turistike, humbje lidhjeve me mafian në landfille ku gjejnë vdekjen vogëlushët e këtij vendi e kështu me radhë. Natyrisht, këtë e bëjnë duke u financuar nga kryeministri dhe ndonjë mbetje e Sorosit në këtë vend, i ardhur në vendin tonë me një axhendë të paracaktuar. Duket se e kanë ndjerë se fundi është afër.