Mediat gjermane: Anullohet data e zgjedhjeve në Shqipëri

Mediat gjermane kanë informuar opinionin menjëherë pas vendimit të Presidentit Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Radio Deutche Welle thotë se vendimi iI Preisdentit ëhstë shpallur në fillim të protestës së opozitës.

Në një kohë që në Tiranë kishte filluar, protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar, u bë publik njoftimi zyrtar i presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Presidenti, Ilir Meta në deklaratën për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, thekson se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese e gjithëpërfshirëse. Ai shprehu shqetësimin e thellë për situatën e krijuar „si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë” dhe kërkoi rivendosjen urgjente të dialogut.

Kryeministri, Edi Rama reagoi menjëherë nga qyteti i Beratit, ku ndodhej për fushatë zgjedhore duke e quajtur gabim vendimin e presidentit. “Një përpjekje e dëshpëruar nga njerëz të dëshpëruar”.

Artikulli paraprakFotot e mrekullueshme të protestës popullore!
Artikulli tjetërThirrja e Bashës për qytetarët në fund të protestës: Të jeni gati dhe në këmbë, beteja vazhdon!