Dorëheqja e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias pas përplasjes me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos në një mbledhje qeverie ka shkaktuar reagime të shumta.
Mediat greke shkruajnë se, dorëheqja e tij ka ndodhur në një moment kritik për çështjet kombëtare, duke aluduar marrëveshjen e Prespës, por edhe bisedimet me Shqipërinë.
Sipas mediave greke Kotzias do të mbajë të hënën e javës së ardhshme një fjalim që do të tronisë skenën politike greke. Ai nuk do të kufizohet vetëm në marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë por do të japë detaje të pathëna edhe për marrëveshjen ende të papërfunduar me Shqipërinë.
Ndërkohë për dorëheqjen e Kotzias ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ku deklaron se ministri grek ka kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Kotzias dha dorëheqjen i indinjuar nga kryeministri Cipras që e la zbuluar ndaj sulmeve të Panos Kammenos.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë Nikos Kotzias të hënën.