Televizioni publik holandez NPO 1, ka realizuar një dokumentar lidhur me emigrantët shqiptarë. Në fokus të emisionit “EenVandaag”, kanë qenë emigrantët shqiptarë, ku drejtuesi i emisionit ka vizituar një kamp azilantësh nga Shqipëria në Dieppe të Francës. Shqiptarët janë marrë në pyetje nga gazetari, për të ditur se përse ata duan të largohen nga vendi i tyre për tu vendosur më pas në Angli, e quajtur ndryshe dhe toka e Premtuar. Në rrëfimin e tyre emigrantët kanë thënë se ata përdorin vende transit, si Franca, Holanda apo Belgjika për të kaluar në Angli. Ndërkohë që në fillim të programacionit thuheh se “ne biem dakord me emigrantët shqiptarë dhe me Lulzim Bashën. Sipas drejtuesit të emisionit krimi iorganizuar dhe korrupsioni janë arsye kryesore e largimit masiv të shqiptarëve. Pak ditë më parë, një reportazh i gazetës britanike “Express.co.uk” ka treguar anën më të errët të Shqipërisë, duke treguar arsyet pse shqiptarët duan të ikin të gjithë, ku 26 mijë janë vetëm në Britaninë e Madhe. Shqipëria pritet t’i bashkohet Bashkimit Evropian pas negociatave prej vitesh. Por mesa duket varfëria ka sunduar mbi komunitet. Në zonën e lumit të Lanës, që përshkon kryeqytetin, jetojnë 300 familje të komunitetit rom nëpër kasolle. Disa familje të tjera paguhen minimalisht, shumë e cila mund të jetë më pak se 6 mijë lekë në muaj. Fëmijët e tyre janë të detyruar të lypin para në disa zona, ndërsa disa të tjerë janë të punësuar nëpër miniera. Hajdar Toluli ka tre fëmijë për të ushqyer dhe nuk mund të gjejë një punë. Ai tha: “Zona përreth lumit është zona më e keqe e Shqipërisë. Aty ndodhen rreth 300 familje rome. Shtëpitë u përmbytëm këtë vit dhe qeveria nuk bëri asgjë për familjet. Qeveria duhet të na sigurojë punë të gjithëve. Ne thjesht duam të punojmë dhe vetëm kaq. Me këtë qeveri ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të bëjmë një jetë të mirë”.
Kryesore
Continue to the categoryDenoncimi i Gjergji Nikës: Bashkia Vlorë do t’u falë kullotat oligarkëve
Këshilltarii Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, ka kritikuar projekt-vendimin e Bashkisë për dhënien me qira të 831 hektarëve kullotë në zonën Shashicë-Gumenicë...